10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaOpinionSerwer: Escobar e Hill janë të bindur se e kanë çuar Serbinë...

Serwer: Escobar e Hill janë të bindur se e kanë çuar Serbinë kah Perëndimi, faktet tregojnë të kundërtën

Profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, tha se Amerika favorizon Beogradin.

“Nuk mendoj se politika e butësisë ndaj Serbisë zyrtare do të ndryshojë pa presion më të forte”, tha Serwer.

Ai përmendi deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se nuk mendon se ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq po përpiqet të destabilizojë rajonin, pasi ky i fundit kërcënoi

Serveri beson se Hill, duke mos reaguar ndaj deklaratave skandaloze të kreut të shtetit, personifikon qasjen e butë të Amerikës ndaj Serbisë.

“Qëndrimi i Amerikës ndaj Serbisë zbret në një politikë qetësimi. Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë përderisa struktura aktuale diplomatike të jetë në Serbi”, tha Server në një intervistë për Pobjeda, përcjell portali rtv21.tv

Ai gjithashtu theksoi se Uashingtoni hesht për shumë gjëra në lidhje me Serbinë: korrupsionin në nivele të larta, kërcënimet serbe për përdorimin e forcës, sulmin ndaj trupave të NATO-s të financuara nga Beogradi, refuzimin e Vuçiqit për t’u angazhuar për zbatimin e marrëveshjes së arritur së fundmi në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës.

Duke iu përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e një qëndrimi të tillë, Server vlerëson se në radhë të parë bëhet fjalë për Hill-in dhe të dërguarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

“Përshtypja ime është se si Hill ashtu edhe Escobar janë të bindur se e kanë sjellë Serbinë në Perëndim, pavarësisht fakteve bindëse dhe të qarta për të kundërtën. Duket gjithashtu se i japin përparësi Serbisë duke lejuar dërgesat e armëve në Ukrainë.”, tha Server./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments