Serie A pritet të vazhdojë më 3 maj

173

Me rritjen e numrit të futbollistëve të infektuar me koronavirus, po rriten edhe gjasat që kampionati italian, Serie A, të jetë i pezulluar për kohë më të gjatë. Të shtunën mbrëma në Itali është raportuar që kampionati në këtë vend pritet të vazhdojë vetëm më 3 maj, ndërsa plani është që të përfundoj më 30 qershor.

Sipas La Repubblica, mjekët e shumicës së klubeve janë të bindur se vazhdimi i kampionatit më 3 prill është i pamundur. Pezullimi aktual është në fuqi deri në fillim të prillit. Pritet që masa e pezullimit të vazhdohet edhe për një muaj tjetër.

Aktualisht shtatë lojtarë të Sampdorias janë të prekur nga koronavirusi, tre të Fiorentinas dhe një i Juventusit. Në Itali po rritet shpejtë numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Sipas gazetës së madhe italiane, Serie A pritet të vazhdojë më 3 maj, ndërsa skuadrat të nisin stërvitjet dy javë më herët.

UEFA pritet të shtyjë Evropianin për vitin tjetër, ndonëse ka pasur raportime tjera që kampionati kontinental mund të mbahet në dhjetor. Edhe nëse Evropiani shtyhet, Serie A duhet të përfundoj më 30 qershor, kur shumë lojtarëve iu skadojnë kontratat.