11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeSerbia nis orën policore ndalon lirinë e lëvizjes nga ora 20...

Serbia nis orën policore ndalon lirinë e lëvizjes nga ora 20 e mbrëmjes ,deri në ora 5 e mëngjesit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se që nga nesër ndalohet liria e lëvizjes prej orës 20 e mbrëmjes ,deri në 5 e mëngjesit si masë parandaluese e përhapjes së virusit COVID-19.

Vendimi hyn në fuqi nga nesër dhe ndalohen të gjithë qarkullimi i të gjithë personave duke përjashtuar autoritetet dhe ata që punojnë në ndërrimin e tretë (natën)

“Nga nesër, prej orës 10 të mëngjesit, ndalohet qarkullimi për personat e moshës +65 vjeçare në zonat urbane, ndërsa në zonat rurale ndalohet qarkullimi për personat më të vjetër se 70 vjeç. I lusim personat e moshuar të na kuptojnë”, është shprehur Vuçiq.

Tutje, Vuçiq tha se dënimet do të jenë të ashpra për ata që i shkelin këto rregulla.

Ai premtoi se personat që qarkullojnë do të kontrollohen vazhdimisht nga autoritetet e shtetit serb.

Ushtria serbe do të mbikëqyr të gjitha vendkalimet kufitare, spitalet dhe qendrat e emigrantëve.

Presidenti serb gjithashtu tregoi se sa i përket rezervave ushqimore, gjendja është e mirë dhe nën kontroll.

linku https://plusinfo.mk/%D0%BF%D0%BE%D0%BB%D0%B8%D1%86%D0%B8%D1%81%D0%BA%D0%B8-%D1%87%D0%B0%D1%81-%D0%B2%D0%BE-%D1%81%D1%80%D0%B1%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D0%BE%D0%B4-%D1%83%D1%82%D1%80%D0%B5-%D0%BE%D0%B4-20-%D0%B4%D0%BE-5-%D1%87/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments