4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSerbia nga e enjtja heq testin PCR për Maqedoninë e Veriut

Serbia nga e enjtja heq testin PCR për Maqedoninë e Veriut

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiç theksoi se nga e enjtja, në 14 janar, Serbia do të heqë testin e detyrueshëm PCR për të hyrë në vend për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit me shkrim të Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev sot zhvilloi bisedë telefonike me kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Bernabiç.

Gjatë bisedës, me urimet për një vit të suksesshëm 2021, u shprehën dëshira dhe interesi për një bashkëpunim edhe më të thellë mes qeverive dhe popujve të të dy vendeve në vitin e ri.

Kryeministrja serbe Bernabiç, siç shkruan në njoftimin, e informoi kryeministrin Zaev se nga e enjtja, 14 janar, Republika e Serbisë do ta heq testin e detyrueshëm PCR për të hyrë në Serbi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ku sërish do të sigurohet reciprocitet dhe komunikim i ndërsjellë i papenguar mes qytetarëve të dy vendeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments