15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeSerbia dhe Bullgaria përballen me rebelimin e qytetarëve

Serbia dhe Bullgaria përballen me rebelimin e qytetarëve

Policia serbe ka arrestuar 71 persona në përleshjet e fundit midis saj dhe protestuesve në Beograd.

Peti dan protesta u Beogradu

Peti dan protesta u Beogradu

Geplaatst door Telegraf op Zaterdag 11 juli 2020

Mes të arrestuarve janë edhe një burrë britanik dhe një tunizian. Sipas dëshmive, disa bërtisnin parulla nacionaliste. Mijëra njerëz u mblodhën për disatën ditë me radhë në disa qytete në të gjithë vendin.

Megjithëse protestat fillimisht ishin kundër rivendosjes së masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ato shpejt u shndërruan në një denoncim të autoritarizmit, korrupsionit ose aferave të Aleksandër Vuςiς . Nacionalistët e akuzojnë atë për “tradhti” në çështjen e Kosovës.

Qytetarët janë në rrugë edhe në Bullgari, jo për shkak të masave kufizuese, por për shkak të krizës politike që ka shpërthyer në vend. Presidenti Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe prokurorit të përgjithshëm të vendit, duke denoncuar sipas tij “karakterin e tyre mafioz” Kryeministri Bojko Borisovi i ka mohuar këto akuza.

Përplasja mes qeverisë bullgare dhe presidentit duket se do të thellohet, pas mitingjeve dhe antimitingjeve të mbështetësve nga të dyja palët që po vijojnë për disa ditë me radhë.

Protesta ka patur edhe në qytetin rus të Lindjes së Largët Khabarovsk kundër arrestimit nga Kremlini të Sergei Furgal një guvernator rajonal shumë popullor. Protesta vjen pas referendumit që i dha presidentit Vladimir Putin në pushtet deri në vitin 2036. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments