16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeSelami-ESHS: Jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe nënkuptohet pse bëhet “Kalkulimet...

Selami-ESHS: Jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe nënkuptohet pse bëhet “Kalkulimet me numra kanë qëllime dashakeqe”,

10 ditë që ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë dhe kanë filluar liferimet e para me numra në baza etnike, që nga Enti i Statistikave po shihen si qëllime dashakeqe të procesit. Në një shkrim në portalin bullgar “Faktor”, ish-konsulli i Bullgarisë në Çikago, Ivan Ançev ka shkruar se vetëm 72 qytetarë të Maqedonisë deri më tani janë deklaruar si bullgarë, ndërsa shton se nëse në regjistrim vetëm 1 mijë persona tregojnë ndjenjë nacionale bullgare, kjo do ta privonte Sofjen nga çdo argument për kontestin me Shkupin.

“Shtatëdhjetë e dy! Me mbi 130,000 pasaporta bullgare të lëshuara për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ata i morën ato për shkak të “origjinës së tyre të bullgare”. Për më tepër, të njëjtët mbajtës të pasaportave (nuk mund t’i quaj bullgarë) kanë deklaruar në noter se kanë identitet etnik bullgar, d.m.th mbase plotësuar një deklaratë të rreme, e cila bie ndesh me ligjin”.

Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami, e quan manipulim çdo informacion të llojit të këtillë me kalkulime numrash. Regjistrimi ende po vijon thotë ai, duke shtuar se pasi procesi të përfundojë do të duhen edhe 6 muaj përpunim i të dhënave deri në shpallej të të dhënave finale. Gjithçka jashtë kësaj ka qëllim dashakeq, thotë ai.

“Gjithçka çfarë del si lajm gjatë kësaj periudhe derisa zbatohet procesi i regjistrimit dhe që nuk ka për burim Entin Shtetëror të Statistikave lirisht mund ta llogaritni manipulim mediatik, si manipulim për qëllim ditor, si manipulim për qëllime politike aq më tepër që jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe nënkuptohet pse bëhet kjo”, tha Selami.

Informacionet e fundit nga Enti për Statistika tregojnë se deri dje gjithsej janë regjistruar 618.120 persona, 191.839 amvisëri dhe 257.099 banesa, ndërkaq mundësinë për vetregjistrim të personave në diasporë deri tani e kanë shfrytëzuar 192.827 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments