13.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeSela: Unë nuk dhash dorëheqje për Tetovën, por për Gostivarin! Qëllimi i...

Sela: Unë nuk dhash dorëheqje për Tetovën, por për Gostivarin! Qëllimi i Taravarit ka qenë përçarja e partisë.

Kreu i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela në Klan Debat  ka deklaruar se dorëheqja e tij pas zgjedhjeve për Këshillin e Tetovës, nuk ka qenë si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhje, por për shkak të Gostivarit.

“Në qoftë se keni parasysh periudhën që ndodhi pasi unë jam zgjedhur kryetar partie për së dyti. Edhe për këtë moment unë e kam ulur si mik dhe i kam thënë, Arben unë nuk e kam ndërmend të garoj prap për kryetar partie. kam pritur fillimisht të mbarojë procedura e rianëtarësimit dhe i kam thënë ‘bëhu gati sepse opsion ti do jesh’. Ai më ka thirrur pas 10 ditësh e më ka thënë se ‘në qoftë se bëhet një gjë e tillë, ne partia na ndahet në dysh, kështu që ti patjetër duhet të dalësh të garosh’. Nëdrkohë që njerëzit që i kishte në komunë, vazhdonin bënin anti-kampanjë kundër meje si kryetar partie”, tha mes tjerash Ziadin Sela.

Qëllimi i veprimeve politike politike të kreut të ASH-së, sipas Ziadin Selës, kanë qenë përçarja e partisë. Sipas Selës, Taravari ka urdhëruar kryetarët e degëve që të deklarohen në bazë të disponimit të nëndegëve, nëse janë për koalicion me BDI-në apo me opozitën. Veç 4 degë, siç thotë Sela, kanë qenë pro koalcionit me opozitën, ndërsa të gjitha degët tjera kanë pasur mendim që ASH-sa të dalë e vetme në zgjedhje.

“Qëllimi ka qenë që të mabhet evidencë se cilët kanë qenë ato degë, të cilat do t’i bashkangjtieshin qëllimit për ta përçarë ASH-në. Fatkeqësisht në e kam hetuar dhe nuhatja ma ka thënë q ai këtë lojë është duke e bërë nga gjatë kohë”, thotë mes tjerash Ziadin Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments