4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaKronikë“Sela nuk më tradhtoi mua, por votuesin e Aleancës”. INTERVISTË ME KRYETARIN...

“Sela nuk më tradhtoi mua, por votuesin e Aleancës”. INTERVISTË ME KRYETARIN E LËVIZJES BESA

KOHA: Megjithatë ju keni pasur një sërë kritikash nga partitë politike shqiptare në drejtim të koalicionit tuaj me LSDM-në?

KASAMI: Ne si lëvizje Besa nuk shqetësohemi shumë për atë që thonë oponentët tanë politikë, sepse jemi në një garë politike dhe sigurisht që çfarëdo qe të veprojmë politikisht ata do të kenë diçka që do të na kritikojnë edhe më shumë, dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së ofertës politike. Ne si Lëvizje Besa jemi më shumë të shqetësuar për atë se cila do të jetë oferta jonë, dhe si ajo ofertë do të mbroje e do të përkrahë interesat dhe të drejtat e shqiptarëve, si dhe si do ta realizojmë në qeverisjen e ardhshme që do të dalë pas 12 prillit, dhe jo ajo sesi këtë koalicion do ta trajtojnë oponentët tanë politikë. Nuk kemi dyshim se Lëvizja Besa do të jetë përfaqësuesja e denjë e votave të shqiptarëve në këtë koalicion dhe Lëvizja Besa do të arrijë që shqiptarët të kenë një parti e cila do të artikulojë kërkesat e shqiptarëve në këtë koalicion dhe do të mbroje interesat e tyre.

KOHA: Ky koalicion është kritikuar rëndë dhe nga partia Alternativa, por nga ana tjetër është folur gjatë se para se ju të bisedoni për koalicion me LSDM-në, Alternativa është ajo që ka zhvilluar bisedime. Keni informacion se ka pasur bisedime të tilla, sepse Zaevi deklaronte se bisedon me shumë parti shqiptare!

KASAMI: Është e njohur për publikun se ka pasur bisedime të tilla dhe kjo ka qenë e deklaruar publikisht dhe nga eksponentë të LSDM-së dhe nga vet kryetari i saj, kjo ka qenë e deklaruar dhe nga partitë shqiptare që kanë thënë se në qeverisjen aktuale – janë shkaku i LSDM-së dhe i Zoran Zaevit, dhe se ata do të kishin dashur të ishin edhe në një qeverisje të ardhshme me LSDM-në dhe Zaevin. Nëse ata – në këtë qeverisje janë për numra dhe për përfitime personale dhe klanore, Lëvizja Besa është në këtë koalicion parazgjedhor për program parazgjedhor, elektoral në interes të shqiptarëve. Në asnjë moment ne nuk do të futemi për kalkulime paszgjedhore, nëse nuk është esenca e atij bashkëpunimi dhe Programi zgjedhor. Ne, atë të cilën ua kemi garantuar shqiptarëve, ne e arritëm me këtë koalicion. Opinioni është i njohur se Lëvizja jonë nënshkroi një deklaratë me LSDM-në, dhe ne do të nënshkruajmë dhe zyrtarisht marrëveshjen e koalicionin me ta. Jemi në përfundim të hartimit të Programit të përbashkët, me të cilin ne do të dalim në këto zgjedhje. Lëvizja Besa ishte në bisedime për të qenë pjesë e koalicionit edhe të Qeverisë aktuale. Të parët që vizitoi mandatari i atëhershëm Zaev ishte Lëvizja Besa, dhe oferta që të jetë pjesë e asaj qeverisjeje, por në asnjë moment Lëvizja Besa as atëherë e as tani nuk pranoi që të jetë pjesë e një koalicioni apo e një qeverie pa një marrëveshje të shkruar, pa një program të dakorduar mbi të cilin do të vepronte në periudhën e ardhshme. Atë të cilën e kemi pasur si parim, vazhdojmë ta kemi si parim, gjë për të cilën nuk mund të krenohet asnjë subjekt politik shqiptar që për momentin është pjesë e qeverisë. Le të dalë një nga subjektet politike dhe tu garantojë shqiptare që pas 12 prillit me cilëndo parti maqedonase që të hyjë në koalicion, a do të koalicionojë në baze të një marrëveshjeje të shkruar e cila do të jetë publike dhe transparentë për opinionin apo jo.

KOHA: Keni folur edhe për mundësinë e bashkëpunimin dhe me partinë Aleanca për shqiptarët të Ziadin Selës. Ndërkohë që ai është në një kamp tjetër politik me partinë Alternativa. Ndjeheni i tradhtuar nga z.Sela?

KASAMI: Jo besoj se do të ndjehen të tradhtuar votuesit e Aleancës për Shqiptarët, nga fakt që nga një kombinatorik fituese që ishte Besa me Aleancën Sër shqiptarët, ai zgjodhi një kombinatorik që unë e vlerësoj se nuk do të jetë fituese, nga shkaqe që ai i di, por jo edhe opinioni publik. Votuesit e Aleancës për Shqiptarët do të ndjehen të tradhtuar dhe për një shkak tjetër – që këta votues dhe këta struktura për një kohë të gjatë kanë qenë të mbingarkuar me një agjendë, të cilët e kanë pasur eksponentë të Aleancës për Shqiptarët për elementë të dyshimta të Lëvizjes Besa dhe kur këta elemente të dyshimta pastrohen nga Lëvizja Besa dhe pas një kohe formojnë një grupacion politik dhe ti të zgjedhësh këta individë, të cilët kanë qenë pjesa më e diskutueshme e relacioneve që i kemi pasur si Lëvizje me Aleancën për Shqiptarët – kjo është një tradhti për votuesin tënd, sepse atë strukturë dhe atë votues e ke bindur se problemi i një bashkëpunimi me lëvizjen janë paratë e dyshimta që vijnë nga Irani, lindja, njerëz me ideologji të dyshimtë etj. Kur bën koalicion me parti politike që janë bartës të këtij procesi, ku eksponentë të saj dalin e propozojnë vlerat të cilat nuk e di sesa janë të përafërta me ideologjinë e Aleancës për Shqiptarët, kjo tregon një tradhti për votuesit e Aleancës. Kur nuk ka një qasje të sinqertë për bashkëpunim të plote vendosëm se është e pamundur një koalicion i tillë i cili nuk bëhet mes dy partnerëve të barabartë.

KOHA: Në rast se ndodh që në këto zgjedhje të triumfoje opozita maqedonase, në këtë rast për qeverinë e ardhshme mandatar do të jetë kreu i VMRO-së, do të bënit koalicion me to?

KASAMI: Ne si Lëvizje Besa kemi treguar se jemi parimor dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë mbi ato parime të cilat i kemi ndërtuar. Ne me VMRO-në për asnjë moment nuk kemi qenë ne bisedime, për çfarëdolloj kombinatorike, dhe atëherë kur ata ishin fitues në zgjedhjet e 2016-ës. Pas asaj ne u munduam që më ndryshimin e lidershipit të partisë politike, të relaksojmë marrëdhëniet ndëretnike dhe ti japim një mundësi edh VMRO-së edhe lidershipit të saj, që të reflektojë. Opinioni e di se unë jam i vetmi lider që u takua në qendër të Shkupit me liderin e VMRO-së, por ne vlerësojmë që VMRO ende nuk ka reflektuar në raport me relacionet ndëretnike, e veçanërisht raportet shqiptaro-maqedonase dhe vlerësojmë që me këtë dinamikë të zhvillimeve politike dhe me këtë retorike politike e cila nuk dallon shumë nga ajo e Gruevskit do të jetë gati e pamundur një bashkëpunim i ardhshëm paszgjedhor pa marrë parasysh sesi do të vijnë rezultatet zgjedhore. Për ne nuk është problem që dhe për katër vitet e ardhshme të vazhdojmë të jemi në opozitë.

KOHA: Jeni bartës i listës së deputetëve të koalicionit BESA-LSDM në njësinë e gjashtë zgjedhore. Cilin e shihni si një konkurrent më të fuqishëm: Ali Ahmetin, Menduh Thaçin apo Alternativën dhe Aleancën për Shqiptarët?

KASAMI: Unë nuk duatë merrem me paragjykime. Rezultati i fundit i zgjedhjeve parlamentare tregon se BDI aty është fituese tek kampi politik shqiptar, por edhe në gjithë zonën e gjashtë me mandate te fituara. Aty doli Besa me tre mandate. Sigurisht se pas koalicionit me socialdemokratët, BESA do të jetë fitues absolut edhe i zonës 6, por edhe përtej saj. Konkurrenti kryesor, pa paragjykim, në bazë të zgjedhjeve të fundit parlamentare, është BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments