-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSela: Belën dhe Demirin i kanë dënuar 17 vite burg për shkak...

Sela: Belën dhe Demirin i kanë dënuar 17 vite burg për shkak se janë shqiptarë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas dënimit në apel me 17 vjet burg të të akuzuarve Besir Bela dhe Skender Demiri për rastin “Nikolla Sazdovski”.

Ai krahason këtë rast, me rastin e vrasjes së Almirit të vogël, ku kryerësi i kësaj vepre u dënua vetëm me 4 vite burg.

“Kur një maqedonas vret egërsisht një fëmijë shqiptar me makinën e tij, me paramendim, ai dënohet me 4 vite burg për “aksident trafiku”. Kur dy të rinj shqiptarë futen në një përleshje me një të ri maqedonas, që përfundon me vdekjen aksidentale të këtij të fundit, ata dënohen me 17 vite burg për “vrasje mizore”. Këto dy raste shfaqin në mënyrën më brutale se sa selektive është drejtësia jonë, varësisht nga përkatësia kombëtare e viktimave apo e kriminelëve, apo nga përkatësia partiake. Vetingu i plotë i gjyqësorit është i një rëndësie jetike, për të pastruar atë nga gjyqtarët dhe prokurorët shovinistë dhe të korruptuar të tipit jugosllav”, shkruan Sela.

Ndryshe, rasti tragjik i vdekjes së të riut Nikolla Sazdovski ndodhi në fund të qershorit të vitit 2018 në stacionin e autobusëve në lagjen Autokomandë në Shkup. Përleshja mes dy të rinjëve shqiptarë, Besir Bela dhe Skender Demiri, dhe të ndjerit Sazdovski, sipas të dënuarve, kishte ndodhur spontanisht dhe pa ndonjë planifikim paraprak. Si rezultat i lëndimeve të marra, i ndjeri për disa ditë qëndroi në gjendje kome në Qendrën Klinike në Shkup, ku dhe ndërroi jetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments