15 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeSeanca gjyqësore për spitalin modular, përplasje mes palës mbrojtëse dhe prokurorisë

Seanca gjyqësore për spitalin modular, përplasje mes palës mbrojtëse dhe prokurorisë

Ka vazhduar gjyqi për djegien e modularit në Tetovë. Seanca vazhdoi me leximin e dëshmive nga ana e prokurorit, por kjo hasi në kundërshtime të ashpra nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve. Shkak për këtë ishte leximi i titujve të fletë dëshmive nga ana e prokurorit dhe jo zbardhja e tërësishme e tyre siç kërkonin avokatët mbrojtës. Ata kundërshtuan edhe listën e dëshmive, e cila, sipas avokatëve, disa figurojnë vetëm në listë por jo dhe te materiali i dëshmive. Pas këtij reagimi të palës mbrojtëse, gjykatësi i lëndës Jordan Vellkovski, urdhëroi sjelljen e gjithë materialit, ku u bë leximi një nga një i dëshmive dhe rezultoi se disa prej tyre, nuk figuronin në materialin e dëshmive të dorëzuar nga prokurorët. Kontestuese për palën mbrojtëse ishte edhe kontrata për ndërtimin e modularit, e cila, sipas tyre ishte e shkruar vetëm në gjuhën angleze.

Avokatët mbrojtës po ashtu kërkuan edhe sjelljen e ekspertëve që kanë bërë hetimet te objekti i djegur, pas çka, gjykatësi vendosi që seanca të ndërpritet dhe e njëjta të vazhdojë më 16 janar.Para fillimit të gjykimit, përpara dyerve të gjykatës, u mblodhën dhjetëra banorë të Tetovës, të cilët, kishin ardhur për të kërkuar lirimin e të akuzuarit të tretë, mjekut Boban Vuçevski.

“U mblodhëm këtu para Gjykatës Themelore të Tetovës për ta përkrahur mjekun Boban Vuçevski. Ai në kohën e krizës dha maksimumin e vetë dhe dëshmoi se si duhet të duket një doktor”.

“Nuk jam për atë që të amnistohen fajtorët, por fajtorët e vërtetë nuk ndodhen sot këtu në gjykatë, por ato duhet të gjinden atje ku janë. Të bisedohet për gabim mjekësor në rregull jemi por bisedohet për gabim teknik, për të duhet të përgjigjet dikush tjetër e ai dihet kush është, autorët që ngritën këto objekte nëpër Maqedoni”.

Gjykimi për modularin ka filluar në shtator, por për shkak të mos pjesëmarrjes së të akuzuarve por edhe mbrojtësve të tyre, seanca u anulua disa herë. Në 8 shtator të vitit të kaluar, spitali modular në Tetovë u përfshi nga flakët dhe për pasojë, humbën jetët 12 pacientë dhe dy familjarë të tyre. Një vit më vonë, u larguan mbetjet e spitalit modular në Tetovë, ku pritet të ndërtohet një pllakë përkujtimore për pacientët që humbën jetët. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments