3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM kërkon llogari nga Talat Xhaferi, përse nuk lejoi t’i merret imuniteti...

LSDM kërkon llogari nga Talat Xhaferi, përse nuk lejoi t’i merret imuniteti Trajko Veljanovskit (VIDEO)

Shefi i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski, ka kërkuar nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferi që të përgjigjet para qytetarëve përse e ka ndërprerë mbrëmë seancën kuvendore për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovskit, shkruan Gazeta Lajm.

“Mbrëmë deputetët e shumicës ishin të gatshëm për të miratuar vendimin për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski dhe për t’i mundësuar gjykatës që pengesa të vazhdojë procesin gjyqësor. Deputetët ishin të gatshëm të ndihmojnë që drejtësia për 27 Prillin të shkojë deri në fund. Por, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe nuk lejoi që të ketë votim për t’ia hequr mandatin deputetit Trajko Veljanovski” tha Mitrevski në një konferencë për media.

Sipas tij, kryetari i Kuvendit Talata Xhaferi është i obliguar që para qytetarëve të tregojë pse e ndërpreu seancën për t’ia hequr imunitetin deputetit Trajko Veljanovski.
“Për Trajko Veljanovskin duhet të vlejnë procedurat dhe rregullat e njejta si për të gjithë deputetët dhe qytetarët tjerë. Edhe në këtë rast, Kuvendi duhet të veprojë siç ka vepruar edhe për deputetët tjerë që kanë qenë të akuzuar” tha Mitrevski.

Ai më tej njoftoi se deputetët e LSDM-së nuk marrin pjesë sot në punimet e Kuvendit dhe as në takimin koordinativ me Talat Xhaferin. “Për këtë sot në arsye sot në Kuvend nuk ka kushte për të vazhduar punimet. 27 prilli është ngjarje e përgjakshme dhe organizatorët e saj duhet të përgjigjen. Opinioni kërkon përgjigje nëse mbrëmë kishte kalkulime apo jo, kurse kryetari Talat Xhaferi duhet të përgjigjet” u shpreh Mitrevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments