8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeLëvizja BESA: BDI partneri më i dëshiruar për VMRO dhe LSDM

Lëvizja BESA: BDI partneri më i dëshiruar për VMRO dhe LSDM

Pas ngjarjeve të mbrëmshme në kuvend, kur nuk u arrit vendim për imunitetin e Velanoskit reagoi edhe Lëvizja Besa. Nga kjo parti thonë se ngjarjet e mbrëmshme ishin vetëm një teatër.

Më poshtë reagimi i Lëvizjes Besa”

Aktrimi i realizuar mbrëmë nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe deputetët e BDI-së mund të konkurojë lirisht për çmimin “Oskar” për aktrim.

Për fat të keq u dëshmua edhe njeherë konstatimi jonë se ende gjysma e regjimit vazhdon të jetë pjesë e pushtetit dhe pasojat e këtij regjimi si duket po kaplojnë pushtetin në tërësi dhe jo rastësisht po dëshmohet se BDI vazhdon të mbetet partneri me dëshiruar për partitë maqedonase.

Pasi që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut po shëndrohet në çerdhe për mbrojtje të njerëzve që cenuan sigurinë e shtetit nuk na mbetet gjë tjetër që të kërkojmë sa më shpejt shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarrjen në zgjedhje të parakohshme dhe aty qartazi të shihet verdikti i popullit a do lejojnë qytetarët që me votën e tyre të përkrahin deputetë që do vihen në shërbim të krimit.

Nga gjithë analizat e deritanishme rezulton se kjo Qeveri dhe kjo shumicë parlamentare ka dështuar në luftën ndaj krimit, korupcionit dhe nepotizmit prandaj Lëvizja Besa zgjidhjen e vetme e sheh në zgjedhje të parakohshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments