10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeSasho Mijallkov lirohet nga akuza Tortura

Sasho Mijallkov lirohet nga akuza Tortura

As pas pothuajse katër viteve nga fillimi i procesit gjyqësor, apo 10 vite nga arrestimi i Lube Boshkovskit, ky audio incizim nuk dëshmon asgjë. Së paku kështu pohon gjykatësja Aleksandra Risteska e cila e liroi Sasho Mijallkovin dhe gjashtë pjesëtarët e njësitit Alfa,të cilët akuzohen për veprim jonjerëzor gjatë arrestimit të ish-ministrit për punë të brendshme. Sipas saj, këtë që ka thënë Mijallkov në incizim mund të jetë përshtypje personale për momentin e arrestimit, e jo si pjesëmarrje e tij në të. Gjykatësja vlerëson se prokurori publik nuk e ka dëshmuar fajin e të akuzuarve.

“Për shkak të gjithë asaj që u cek më lart, gjykata të akuzuarit Sasho Mijallkov, Ivica Ançevski, Novica Stankovski, Filip Atanasov, Petar Milloshevski, Jovan Boçevski dhe Metush Shabanin i liron nga akuza për shkak se prokurori publik nuk dëshmoi jashtë dyshimit të kuptimtë se të akuzuarit e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen”, tha Aleksandra Risteska, gjykatëse.

Ankimim i aktvendimit do të bëhet pasi ta marrin në formë të shkruar. Prokurori publik Lubomir Llape pohon se aktakuza në të cilën thuhet se Mijallkov ka qenë bashkëkryerës i veprës për të cilën akuzohet është plotësisht e qartë.

“Mendoj se aktakuza është mjaft precize dhe në detaje janë përshkruar të gjithë veprimet, si bashkëkryerja e veprimeve dhe këtë në mënyrë shtesë e shpjegova dhe në fjalët përfundimtare dhe në përgjigjen e vendimit të gjykatës për ri-hapjen e debatit kryesor. Megjithatë do ta ankimojmë. Në shoqëritë moderne demokratike të civilizuara, mënyra e tillë e privimit nga liria është e ndaluar dhe sanksionuar. Gjykata nuk pati sukses për të sanksionuar kryerësit e veprës, sipas meje, edhe pse kishte prova të qarta”, tha Lubomir Llape, prokuror.

Sasho Mijallkov dhe gjashtë pjesëtarët e njësitit “Alfa” akuzohen për torturë dhe trajtim jonjerëzor gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit, me shtrirje në tokë, ngjitje në tualet, vendosje të prangave, pistoletë në faqen e majtë, në gjendje kur ai nuk jepte asnjë farë rezistence. Arrestimi ndodhi më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Procesi gjyqësor për rasti “Tortura” filloi në mars të vitit 2018, ndërsa në tetor të vitit 2019 filloi nga fillimi për shkak të ndryshimit të gjykatësit porot dhe pas kalimit të 90 ditëve nga mbajtja e seancës së fundit gjyqësore. Të akuzuarit dhe i dëmtuari kanë të drejtë të ankimojnë vendimin para Gjykatës së Apelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments