22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeSali Berisha: Edi Ramës nuk i hapin negociata, nuk ishte Bullgaria shkaku

Sali Berisha: Edi Ramës nuk i hapin negociata, nuk ishte Bullgaria shkaku

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme për mediat, ku ka komentuar samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor si dhe konferencën e Ramës me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Berisha u shpreh se nuk është vetoja Bullgare që pengon integrimin në BE  por  sipas tij Ramës nuk ia hapin negociatat.

Sipas kreut të PD, Rama në Bruksel dëshmoi se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit.

“Ky është udhëtimi që dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapin negociatat. Nuk e pranojnë për interlokutor dhe se në mënyrë absolute shkaqet themelore nuk është Bullgaria, por siç ja tha vetë padroni i tij Vuçiç janë disa vende të BE, të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet, përkundrazi në drejtim të lirive të qytetarëve, votës së lirë dhe mediave ka shënuar rrokullisje të mëdha.

Nuk është vetoja e Bullgarisë për Shqipërinë por është regresi i demokracisë në Shqipëri e mos plotësimi i kushteve nga qeveria e Ramës.

Nëse lexoni të gjitha deklaratat para e gjate samitit te Rames ato faktojnë katërcipërisht se ky zotëri shkoi në Bruksel jo si përfaqësues i Shqipërisë por si vasal i Aleksandër Vuçiç.

Dhe u soll atje sikur të ishte Milorak Dodik, Presidenti i Republikës serbe të Bosnjës dhe jo kryeministër i Shqipërisë.

Shkoi në Bruksel e faktoi se ishte përfaqësues i aleancës trilaterale të serbomadhit Vuçiç. Me deklaratat e qëndrimet e tij Rama dëshmoi se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit”-tha Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments