Në fund të viti do të mund të udhëtojmë nëpër autostradën e re, 2 kilometërshin e parë të Shkup – Bllacë, premtoi drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore” – Ejup Rustemi në “10 minuta” në TV21.
Rustemi gjithashtu tha se deri në fund të vitit do të përfundojë edhe rikonstruimi i rrugës së vjetër Shkup – Bllacë.
“Këto dy kilometrat do të lëshohen. Njëra pjesë do të jetë në shfrytëzim e sipër pasi njëra pjesë duhet të lidhet komplet me 10 kilometërshin tjetër. Kështu që deri në fund të vitit edhe rruga magjistrale edhe 2 kilometërshi do të jenë në funksion”, tha Rustemi.