10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeRuskovska: Në video flas unë por nuk ka asnjë mundësi që dikush...

Ruskovska: Në video flas unë por nuk ka asnjë mundësi që dikush të “harrohet” në paraburgim

– Nuk ka mundësi që dikush të “harrohet” në paraburgim, prandaj ka mekanizma mbrojtëse. Nëse kam thënë “e harruar”, kam thënë në mënyrë figurative, ka thënë për “Focus” prokurorja Vilma Ruskovska pasi ka dalë një regjistrim në të cilin ka rrjedhur një zë që i ngjan asaj dhe në të cilin përmendet Vladimir Atanasovski, ish-drejtori i UBK-së, atij të Ruskovskës thotë se e ka “harruar” në paraburgim për dy muaj.Me sa dëgjova, ndoshta isha unë që flisja, por biseda ishte nxjerrë jashtë kontekstit. Nuk ka mundësi që dikush të “harrohet” në paraburgim, prandaj ka mekanizma mbrojtëse. Nëse kam thënë “harruar”, është figurative, thotë Ruskovska.

Ajo supozon se incizimi është pjesë e materialeve që biznesmeni Orce Kamçev ka dorëzuar në Prokurori për rastin “Mitmarrja”.

– Mendoj se biseda ka qenë në kohën kur ai ka raportuar rastin “Mitmarrja”. Pastaj kam punuar edhe në hetim për organizatorët e 27 prillit, shtoi Ruskovska.zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments