Borxhi publik i Rusisë u rrit me 1.48 trilionë rubla në gjysmën e parë të këtij viti, duke arritur në 20.4 trilionë rubla (rreth 277 miliardë dollarë), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të SAI të Rusisë, niveli i huamarrjes së brendshme të shtetit u rrit me 1.4 trilionë rubla në gjysmën e parë të vitit, duke arritur në 16.2 trilionë rubla.
Borxhi i jashtëm publik i vendit u rrit me 47.8 miliardë rubla ku arriti në 4.2 trilionë rubla ndërsa borxhi publik i përgjithshëm i shtetit rus u rrit me 1.48 trilionë rubla në gjysmën e parë të vitit në 20.4 trilionë rubla.
Raporti i borxhit publik total të vendit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ishte 17.7 për qind.
Ministria ruse e Financave në shkurt njoftoi se ata kishin nevojë të rrisnin huamarrjen e tyre publike gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas të dhënave të SAI-t rus, borxhi publik i Rusisë në vitin 2020 arriti në 18.99 trilionë rubla, me fjalë të tjera, 17.8 për qind të PBB -së.