22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaEkonomiRusia paralajmëron për dështim të borxhit – “Pagesat do të varen nga...

Rusia paralajmëron për dështim të borxhit – “Pagesat do të varen nga sanksionet”. Do ishte dështimi më i madh që prej vitit 1917

Rusia deklaroi se pagesat e borxhit sovran do të varen ndaj sanksioneve të vendosura nga Perëndimi mbi sulmin në Ukrainë, duke ngritur mundësinë e një dështimi të madh të pagesave ndaj obligacioneve të huaja, që do të jetë i pari që pas revolucionit Bolshevik të vitit 1917.

Ministria e financave në Rusi deklaroi se do të paguajë plotësisht borxhin sovran, brenda kohës, por pagesat mund të cënohen nga sanksionet ndërkombëtare.

“Mundësia e bërjes së pagesave të tilla ndaj investitorëve do të varet nga masat limituese të prezantuara nga shtetet e huaja kundër Federatës Ruse”- deklaroi ministria e Financave.  Kjo ngriti mundësinë e një dështimi teknik të pagesave të borxhit nga Rusia, pasi pjesa më e madhe e rezervave prej 640 miliardë dollarë u ngri nga Perëndimi, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Deri më tani, Rusia do të përdorë rubla për të bërë pagesat tek banorët mbi obligacionet e denominuara në valutë të huaj, sipas ministrisë.

Ministria e Financave  në Moskë tha gjithashtu haptazi se Rusia mund të mos jetë në gjendje të bëjë pagesa të obligacioneve për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria ruse.

Rusia në vitin 1998 dështoi në pagesën e një borxhi të brendshëm prej 40 mld dollarë dhe zhvlerësoi rublën nën presidentin Boris Yeltsin, për shkak se ishte efektivisht në falimentim, pasi kriza e borxhit aziatik dhe rënia e çmimeve të naftës goditën borxhin në valutë vendase në afat-shkurtër.

Kësaj here, Rusia ka para por nuk mund të paguajë, për shkak se rezervat, që janë të katrat më të mëdha në botë, janë ngrirë nga SHBA, BE, Britania dhe Kanadaja.

Ky do të ishte dështimi i parë i madh i pagesave të borxhit në mbi 1 shekull. Edhe pasi Bashkimi Sovietik u rrëzua, Rusia e paguante borxhin e jashtëm.

Në vitin 1918, revolucionarët bolshevikë, nën udhëheqjen e Vladimir Lenin, mohuan borxhin carist, duke tronditur tregjet botëror për shkak se Rusia kishte një nga borxhet më të mëdha të huaja në botë.

Me obligacionet që nuk vlenin më fare, disa mbajtës të letrave me vlerë cariste, i përdorën ato për të veshur muret. Bashkimi Sovietik, nën udhëheqjen e Stalinit, ndaloi  së shërbyeri borxhin  drejt SHBA  dhe Suedisë pas luftës së Dytë Botërore.

SCAN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments