11.9 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaRusia e konsideron jo vetëm gazin, por të gjithë tregtinë si një...

Rusia e konsideron jo vetëm gazin, por të gjithë tregtinë si një armë

Presidenti Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë se po përdor çështjen e furnizimit me gaz, për të shantazhuar Europën.

Në një fjalim drejtuar popullit të tij gjatë orëve të natës, Zelensky tha se vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë tregoi se “askush në Evropë nuk mund të shpresojë të mbajë ndonjë bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë”.

“Rusia nuk e konsideron vetëm gazin, por çdo tregti si armë. Ajo është vetëm duke pritur momentin kur mund të përdoret një ose një zonë tjetër tregtare,” tha ai.

Zelensky shtoi se Rusia “e sheh një Evropë të bashkuar si një objektiv” dhe sa më shpejt të gjithë në kontinent të bien dakord se nuk mund të varen nga Rusia për tregti, aq më shpejt do të ketë stabilitet.

Presidenti ukrainas gjithashtu përshëndeti një marrëveshje me BE-në për të pezulluar detyrimet dhe kuotat mbi eksportet e Ukrainës, duke thënë se Rusia dëshiron të krijojë kaos në tregjet globale – veçanërisht për ushqimin.

“Eksportet ukrainase do të ndihmojnë në stabilizimin e tregjeve dhe do të mbështesin ekonominë e vendit gjatë krizës,” shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments