8.9 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeRumania s’e njeh Kosovën, por deputeti rumun e kundërshton Serbinë: Është shtet...

Rumania s’e njeh Kosovën, por deputeti rumun e kundërshton Serbinë: Është shtet i pavarur

Deputeti liberal nga Rumania Iulian Bulai, i cili e konsideroi historike ditën e sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e kundërshtoi delegacionin serb që paraqiti amandamente duke e kundërshtuar shtetësinë e Kosovës.

Asambleja Parlamentare e KiE po i rrëzon me rend amandamentet e Serbisë, ndërsa në një rast,deputeti Bulai i reagoi një deputeteje nga Beogradi duke i thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe s’është pjesë e ndonjë shteti tjetër, raporton Gazeta Express.“Ne kemi bërë një dallim shumë të qartë status dhe shtetësi. Dhe këtu kuptojmë që ky është një shtet i pavarur dhe jo pjesë e një shteti tjetër. Për këtë arsye ne e kundërshtojmë fuqishëm këtë amandament”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments