1.8 C
Tetovo
E premte, 26 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeRryma nga 1 janari Micko thotë deri 5% ,Filipçe mbi 10%,participimi te...

Rryma nga 1 janari Micko thotë deri 5% ,Filipçe mbi 10%,participimi te mjekët nga 40 në 60 denarë…Izet Mexhiti sqaron pse Sela kinse përafrohet me VLEN?!(video koment)

www.telegrami.mk

lajmi interaktiv

Oda ekonomike e Maqedonisë veriperendimore ,shumë pak ose aspak nga krijimi nuk ka mbrojtur interesat e harxhuesve të prodhimeve të tyre ,por gati përherë ka dal në mbrojtje të politikave qeveritare pa marë parasysh kush ka qenë në qeveri LSDM-BDI ose VMRO-VLEN,dhe në vend që tëishte korigjues i problemeve ekonomike të Qeverive ,ata nuk kan mundur ti mbrojnë as interesat e anëtarëve të shoqatës,përveç personale tek-tuk….dhe pesha e tyre në opinion është gati baras me hiçin…

Nuk befason deklarata e u.d. të kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore.,lidhur me ngritjet e çmimit të rrymës elektrike nga 1 janari 2026

https://telegrami.mk/shtrenjtimi-i-rrymes-pak-do-ta-rrise-cmimin-e-produkteve-thote-u-d-kryetar-i-oemvp-se-nuhi-aliu/

Nuhi Aliu po flirton me qeverinë e RMV-së, duke e paketuar shtrenjtimin si të padëmshëm. Në realitet, çdo rritje e energjisë elektrike përkthehet në rritje çmimesh, pa përjashtim.

Kjo nuk është analizë ekonomike.
Është deklaratë politike me kostume biznesi.Energjia nuk është shpenzim “i vogël”
Për shumë sektorë (bukë, qumësht, frigoriferikë, punishte, furra, industri të vogla) rryma është kosto bazë, jo dytësore. Çdo rritje, sado “minimale”, shkon direkt në çmim.

Efekti zinxhir po fshihet me qëllim
Aliu flet vetëm për rrymën, por nuk përmend:

  • karburantet
  • transportin
  • qiratë
  • interesat bankare
  • taksat lokale

Kur këto rriten paralelisht, “rritja e vogël” bëhet e madhe në raft.

  1. “Qytetarët do ta përballojnë” është deklaratë cinike
    Në një vend ku:
  • paga reale bie
  • inflacioni ushqimor është i lartë
  • qytetarët mezi paguajnë faturat

të thuash se “nuk do të ketë ndikim në xhep” është fyerje e inteligjencës publike.

  1. Oda Ekonomike nuk po mbron biznesin, por narrativën e qeverisë
    Roli i Odës është të alarmojë, jo të relativizojë. Kjo deklaratë tingëllon si:

“Mos u shqetësoni, gjithçka është nën kontroll”
— ndërkohë që çmimet tashmë po rriten.

=============================================

============================================================

VLEN plasi që nuk po kalojnë iks deputetë në përkrahje tëtyre derisa Arben Fetai vraponte korridoreve dhe premtonte poste ambasadorësh ,tash nuk ka deputetë tëlirë edhe ata nëse janë e kanë rritur pazarin ,sonte Izet Mexhiti u mundua të shes dardha kakiçka se kinse e logjikshme është që SELA dhe ASH tu bashkangjiten o je o nuk je me Qeverinë ,duke njohur Selën si karakter nuk besoj se do ubënte shërbim VLEN-it…

https://top24.mk/exluzive-izet-mexhiti-paralajmeron-se-ziadin-sela-dhe-ash-do-ti-bashkohen-vlen-it-dhe-qeverise-video/

=====================================================

Më në fund rasti SERAVA,si duket shkon drejt zgjidhjes Elektrodistribucioni në marrëveshje me komunën e Çairit,me Ministrinë e energjetikës dhe Ministrinë e punëve të brendshme vendosën Aktivitetet në terren fillojnë sot me riparimin e defekteve aktuale, dhe nga e hëna, ekipet e Elektrodistribucija do të punojnë intensivisht në rindërtimin e rrjetit të shpërndarjes në të gjitha rrugët e këtij vendbanimi.

Bashkëpunimi i frytshëm midis kompanisë dhe institucioneve shtetërore do të sigurojë furnizim të besueshëm me energji elektrike në këtë rajon, si dhe matje të saktë të konsumit për secilin përdorues individual.

https://infomax.mk/%D0%B5%D0%BB%D0%B5%D0%BA%D1%82%D1%80%D0%BE%D0%B4%D0%B8%D1%81%D1%82%D1%80%D0%B8%D0%B1%D1%83%D1%86%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D1%9C%D0%B5-%D0%B7%D0%B0%D0%BF%D0%BE%D1%87%D0%BD%D0%B5-%D1%81%D0%BE-%D1%80%D0%B0/

=================================================

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments