BallinaLajmeRruga Tetovë–Prizren: projekt pa rrugë, apo rrugë pa projekt?

Rruga Tetovë–Prizren: projekt pa rrugë, apo rrugë pa projekt?

www.telegrami.mk

Prej më shumë se dy dekadash, rruga që duhet të lidhë Tetovën me Prizren mbetet një ndër premtimet më të përsëritura dhe më pak të realizuara në rajon. Edhe pse nga ana e Kosovës kanë nisur lëvizje konkrete në terren, në Maqedoninë e Veriut projekti vazhdon të endet nëpër faza projektimi dhe procedura burokratike, duke lënë përshtypjen se më shumë po prodhohen deklarata sesa kilometra asfalt.ka as kosto të saktë, as afate konkrete, e aq më pak nisje të punimeve.

Pika më e ndjeshme mbetet ndërtimi i tunelit prej 6.4 kilometrash, që kërkon investime të mëdha dhe bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve. Vetë fakti që po kërkohet grant ndërkombëtar për këtë pjesë tregon se qeveritë nuk janë të gatshme ta mbajnë barrën financiare vetë.

Ndërkohë, nisma e Komunës së Tetovës për të investuar në një segment lokal është pozitive, por mbetet simbolike përballë një projekti që kërkon strategji shtetërore dhe koordinim ndërkufitar. Diferenca mes angazhimit lokal dhe mungesës së dinamikës në nivel qendror vetëm sa thekson problemin kryesor: mungesën e një plani të qartë dhe afatgjatë.

Në këtë situatë, krijohet një paradoks i njohur: projekti ekziston në letër, por mungon në realitet.Rruga Tetovë–Prizren nuk është e parealizueshme, por mënyra se si po trajtohet e bën të duket e tillë. Pa vendime të forta politike, financim të siguruar dhe koordinim real mes dy qeverive, ky projekt rrezikon të mbetet edhe për shumë vite një ide e bukur në letër. Deri atëherë, qytetarëve u mbetet të dëgjojnë të njëjtin premtim — çdo vit, me pak ndryshime në formulim, por pa ndryshim në terren…www.telegrami.mk

=======================================================

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments