13.8 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeRruga Tetovë-Prizren, Kasami: Plani fillestar ndoshta do të rishikohet

Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Plani fillestar ndoshta do të rishikohet

Plani fillestar për ndërtimin e rrugës Tetovë Prizren ndoshta do të ketë nevojë të rishikohet, kurse kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se do të analizohet edhe versione të tjera të projektit, konkretisht me tunelin që parashihej. Planin duhet ta miratojë edhe qeveria, kurse Kasami premton se nga buxheti i vitit të ardhshëm të komunës do të ndajë mjete për pjesën që i takon komunës. Institucionet në Kosovë tashmë kanë filluar ndërtimin e rrugës në anën e tyre që duhet të lidhë dy qytetet. Kostoja e projektit pritet të jetë rreth 200 milion euro. Qeveria e Kosovës disa herë ka bërë thirrje që të mos ketë vonesa në ndërtimin e rrugës nga ana e Maqedonisë.

“Do të analizohen edhe versione të tjera që kanë të bëjnë me tunelin sepse opinioni është i njoftuar se kjo ka qenë alternativa nëse nuk realizohet projekti ashtu siç ka qenë i paraparë, me tunelin që është diku gjashtë kilometra, që është në pjesën tjetër të malësisë së Tetovës që ndërlidhet me fshatrat Brodec, Veshallë dhe Bozovcë. Besoj që do të arrijmë ta shtymë përmes qeverisë atë opsion me tunel. Është opsioni më i lirë këtu. Do të mbetet pastaj mundësia tjetër, të lidhet fshati Vicë për një rrugë ekzistuese, me segmentin e rrugës Tetovë-Prizren. Në Kosovë kanë filluar me segmentin që ka të bëjë me pjesën e rrugës deri te tuneli. Tuneli është projekt i përbashkët, edhe projektimi, edhe ndërtimi. Por ne tani do të vazhdojmë si komuna e Tetovë, me përkrahje të qeverisë të bëjmë pjesën tonë të investimit që do të jetë nga shkëputja e rrugës për Kodrën e Diellit, deri në hyrje të tunelit”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments