15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeRruga Tetovë – Brodec një arterie e rëndësishme, po vijojnë punimet

Rruga Tetovë – Brodec një arterie e rëndësishme, po vijojnë punimet

Po vazhdon realizimi i projektit të rrugës Tetovë-Brodec, një artiere e rëndësishme që lidhet edhe me Prizrenin.

Nga komuna e Tetovës theksuan se projekti po ecën sipas dinamikës së paraparë dhe se po vijon asfaltimi.

Vazhdimi i projektit po vijon në pjesën nga Banja që lidhë Tetovën me fshatrat e malësisë “Tetovë – Brodec”, një projekt që i jep prespektivë zhvillimit të fshatrave malore!

Kompania e kontraktuar këto ditë po punon me intensitet të shtuar për të përfunduar punët ndërtimore deri në shtrimin e asfaltit.

Kjo rrugë është në gjatësi 1000 metra me gjërësi deri në 6.5 metra, me mure mbajtëse në gjatësi prej 40 metra, e projektuar që përgjatë rrugës të vendoset edhe ndriçim publik si dhe shëtitore anësore për qarkullim të këmbësorëve.

Rruga është vazhdim i projektit të pjesës së parë të rrugës së Banjës, dhe është e planifikuar të ndërtohet në faza me pikë përfundimi te ura e Brodecit! Këto ditë kanë filluar edhe punët ndërtimore rreth projektit “Vendi i piknikut” në Banjën e Tetovës, që parashef rregullim të shtratit të lumit, baseneve të burimeve termominerale si dhe vendosjen e paisjeve urbane.

Ky projekt është në vlerë 14.980.600 denarë dhe i njëjti financohet nga mjetet e grantit për të cilin Komuna e Tetovës poashtu ka aplikuar në Agjensionin për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural të RMV.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments