Rroga e mësimdhënësve në Komunën e Sarajit tashmë disa muaj është zvogëluar për 2%.
Në fakt Këshilli i komunës së Sarajit ligjin e vitit 2014 po e fuqizon tani pas 6 vjetëve.
Bëhet fjalë për shtesën të cilën e kanë marr arsimtarët të cilët punojnë në zonë kodrinore-malore.
Xhevat Doko, arsimtarë në shkollën fillore në fshatin Bojanë, thotë se nuk e ka të qartë heqjen e kësaj shtese dhe se ka kërkuar përgjigje nga drejtori dhe komuna, por përgjigje nuk ka marr.
“Me 1 nëntor bëmë një kërkesë pranë këshillit të komunës, njëkohësisht bëmë kërkesë edhe pranë këshillit të shkollës, por këshilli i shkollës nuk preferoi të na jep përgjigje duke u arsyetuar se do të jep përgjigje këshilli komunës. Sot e kësaj dite nuk kemi përgjigje prej këshillit të komunës. Para vitit të ri i jemi drejtuar edhe inspektoratit republikan të punës edhe inspektoratit për arsim pran Ministrisë së arsimit edhe prej atje nuk kemi përgjigje”, thotw arsimtari Xhevat Doko.
Këshilli i shkollës së fshatit Bojanë në këtë mënyrë iu përgjigj arsimtarëve që kërkuan përgjigje se përse është hequr paga shtesë për kushtet e vështira.
Ne shkuam edhe tek drejtori i shkollës së fshatit Bojanë, Bari Mamuti, por ai nuk deshi të flasë para kamerave duke na thënë se kjo nuk është punë e gazetarëve.
“Përgjigjen e kom dhanë edhe me gojë, çka ka lidhje gazetari me këtë punë të merret, nuk ka lidhje ajo ecni të lirë jeni”, deklaroi Bari Mamuti.
Drejtori i shkollës jo vetëm që u soll keq ndaj ekipit të TV21, por nuk na e tregoi as ligjin në të cilin thirret.
Por përmes burimeve tona e gjetëm ligjin, i cili është në fuqi që nga 2014-ta.
“Asnjë vendbanim (fshat) në territorin e Komunës së Sarajit nuk ka status të zonës me nevoja specifike zhvillimore respektivisht zonë kodrinore-malore (ku si kriter dhe indikator për përcaktim theksohet lartësia mbidetare e cila është 700 metra). Nga vendimi i larte-theksuar i Qeverisë theksohet se në Komunën e Sarajit nuk ka asnjë vendbanim në zonë kodrinore-malore”, thuhet në ligj.
E sipas ligjit i bie që as fshati Paniçar nuk është zonë kodrino-malor pasi është 520 metra lartësi mbidetare. Në këtë mënyrë nuk është as Rahoviçi i cili është i rrethuar me male.
Përgjegjësi për Sektorin e arsimit në komunën e Sarajit, Fari Rexhepi, thotë se Komuna e Sarajit në bllok-dotacione nuk merr kompozime për shtesën e arsimtarëve.
“Në asnjë mënyrë nuk kemi dashur që ta largojmë këtë kompensim , mirëpo nga ana tjetër kur në bllok-dotacion ku llogaritet në bazë të të dhënave që i japim ne si komunë dhe në bazë të statutit të shkollave që kanë, ne nuk marrim në bllok-dotacion kompensim për atë kompensim shtesë dhe prandaj jemi të detyruar që t’i mënjanojmë ato. 04 20 Po në qoftë se do të ishte ndryshuar ligji ne tani kemi bërë në forma tjera presion ose kërkesat tona që vendbanimeve të komunës së Sarajit së paku vendbanimeve që përmendët Rahoviqi sipas vlersimeve të mija për 50 metra lartësi mbidetare nuk hyn në këtë kategori nuk ka as transport publik dhe as kushtet që i kanë shkollat tjera”, deklaroi arsimtari Fari Rexhepi.
Në ligjin të cilën thirret komuna e Sarajit thuhet se në Komunën e Sarajit nuk ka asnjë zonë kodrinore-malore.
E në faqen zyrtare të Komunës ku thuhet se Komuna e Sarajit ka reliev Kodrino-Malorë.