Pas vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat e rezultateve zgjedhore, disa nga koalicionet paralajmëruan ankesa në Gjykatën Administrative.
Nga 27 ankesa të parashtruara nga partitë dhe koalicionet, KSHZ pranoi shtatë, gjashtë në njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë.
Në Njësinë Zgjedhore 5 janë pranuar ankesat për vendvotimet 1272 në Ohër, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1844 në Strugë, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen, ndërsa në Njësinë zgjedhore 6 është pranuar një ankesë për vendvotimin 2101.
Kundër vendimit të KSHZ-së, siç informuan dje, në Gjykatën Administrative mund të bëhet padi në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative, nga ana tjetër, është e detyruar të marrë vendim për ankimin brenda 48 orëve nga marrja e tij.