20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaRRITET BILANCI, 21 TË VDEKUR DHE 947 TË INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI NË...

RRITET BILANCI, 21 TË VDEKUR DHE 947 TË INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI NË TURQI

Turqia ka konfirmuar 12 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21. Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi se të vdekurit nga koronavirusi janë të moshuar.

Koca njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2.953 teste tek personat që dyshohet se janë infektuar me koronavirus dhe se 277 prej tyre janë testuar pozitiv. Me këto, shtoi ai, numri i përgjithshëm i të infektuar në vend rritet në 947.

“Le t’i paralajmërojmë njerëzit tanë të moshuar. Ata duhet të respektojnë kufizimet e largimit nga shtëpia”, shkroi Koca. Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila etiketoi shpërthimin një pandemi, fillimisht epiqendër e shpalli Kinën, por aktualisht epiqendër e koronavirusit është shpallur Evropa. Me mbi 297 mijë raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 12.500.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments