19.4 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeRriten pensionet për 8.4 përqind, Grubi: Deri në fund të vitit rritja...

Rriten pensionet për 8.4 përqind, Grubi: Deri në fund të vitit rritja totale do të jetë rreth 16 përqind

Pensionistët do të përfitojnë pensione më të larta nga muaji mars e tutje për 8.4 përqind, gjegjësisht rritje për rreth 1500 denarë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Grubi ndër të tjera thekson se deri në fund të vitit parashihet edhe një rritje tjetër e pensioneve.

Njoftimi i plotë:

Pas rritjes në nivele rekorde deri më tani të pagës minimale dhe asaj mesatare, vazhdojmë të rrisim edhe pensionet.

Duke filluar nga pagesa e pensioneve në fund të këtij muaji, në llogaritë bankare të pensionistëve do të transferohen pensionet me rritje të kalkuluar prej 8.4 %.

Sipas kësaj pensioni mesatar do të shënojë rritje për rreth 1500 denarë, respektivisht nga 17.666 rritet në 19.150 denarë.

Konform metodologjisë së re të miratuar që parasheh përshtatjen e vlerës së pensioneve dy herë në vit, në mars dhe shtator, pritet që rritja e përgjithshme e pensioneve për këtë vit të jetë në total rreth 16%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments