Një helikopter i Forcave të Armatosura të Kanadasë, pjesë e NATO-s është rrëzua në brigjet e Kefalonisë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (29 prill) dhe si pasojë një pasagjer ka humbur jetën ndërsa pesë te tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në operacionin e kërkimit janë angazhuar autoritetet italiane dhe ato greke.
Helikopteri Kanadez u rrëzua pak para orës 21:00. Helikopteri humbi kontaktet rreth 85 km larg Kefalonisë.
Sipas raportit, helikopteri po transportonte gjashtë persona, ndërsa zakonisht ky lloj helikopteri mbart deri në katër pasagjerë.
Mbetjet e helikopterit dhe një person i vdekur u gjetën nga anijet italiane të NATO-s.
Forcat e Armatosura Kanadeze konfirmuan të Mërkurën se ata kishin humbur kontaktin me një helikopter, i cili po kryente një patrull në ujërat ndërkombëtare midis Greqisë dhe Italisë, si pjesë e një stërvitjeje të NATO-s.