19.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaEkonomiRreth 30 përqind e popullatës në RMV janë në varfëri energjetike.

Rreth 30 përqind e popullatës në RMV janë në varfëri energjetike.

Sipas statistikave të Eurostat, në vitin 2020 një e treta deri një e katërta e njerëzve në RMV, kanë mundur të ngrohin kënaqshëm shtëpitë e tyre.

Në prezantimin e sotëm të Manualit për varfërinë energjetike në vend, u tha se midis 25 dhe 30 për qind e popullsisë së RMV-së është në varfëri energjetike. Por këtu nuk përfshihen vetëm ata persona që sipas definicionit janë nën kufirin e varfërisë, por edhe ata që jetojnë në një familje me aktivitet të ulët ekonomik për shkak të mungesës së parave për shërbimin e pagesave që lidhen me energjinë në shtëpi.

Siç theksoi Ana Stojilovska nga “Analitika”, e cila është edhe autore e Manualit, kjo shifër pritet të rritet në vitin 2021, 2022 dhe 2023.

“Varfëria energjetike duhet të zërë vend qendror në agjendën e shtetit. Nuk është problem që mund të zgjidhet me subvencione apo mbështetje financiare. Përkundrazi, duhet punuar për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale, si dhe për rregullimin më të mirë të sektorit të energjisë në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në tranzicionin energjetik”.

“Këtu do të përmendja “tranzicionin e drejtë të energjisë”, që nënkupton jo vetëm zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile me burime të rinovueshme, por demokratizimin e sektorit të energjisë – duke u mundësuar qytetarëve të prodhojnë energji elektrike, ta konsumojnë dhe ta shesin atë, por edhe të jenë pjesë e kooperativave energjetike”, tha Stojilovska.

Ndërsa Biljana Dukovska nga “Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë” theksoi se ka mospërputhje të vazhdueshme dhe moskoordinim të politikave në këtë fushë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments