Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do ta rikonstruojë fasadën e cila u dëmtua në vitin 2022, gjatë protestave për Propozimin Francez.
E njëjta do të kapë vlerën prej 53 mijë euro, ndërkaq realizues është kompania “OIL metal DOOEL”, ndërkaq mbikëqyrjet do të realizojë “MBM Arkitektët DOOEL Skopje”.
Rikonstruimin, siç mund të shihet, tashmë është në rrjedhë.
“Lëndë e kësaj e marrëveshje është furnizimi me punimet ndërtimore për riparimin e fasadës së ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lënda e furnizimit përfshinë punët: Riparim të shtresës së betonit të objektit, riparimin e fasadës me travertin dhe punimet e fasadës me fasadë termoizoluese”, qëndron në marrëveshje.
Sipas marrëveshjes, lënda e furnizimit i përfshin edhe furnizimin me materiale, transportin, montazhën me material ndërtues si dhe çmontimin e pjesëve të vjetra të fasadës dhe transportin e mbetjeve deri te deponia.
Kohëzgjatja e marrëveshjes është një vit.