15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeRregulla të reja për pajisje me letërnjoftim dhe ndryshimin e vendbanimit në...

Rregulla të reja për pajisje me letërnjoftim dhe ndryshimin e vendbanimit në Maqedoni

Me këto ndryshime pritet rishikim i nenit 8 në të cilin shtetasi ndryshon vendbanimin ose të dhënat në letërnjoftim, në atë rast brenda 15 ditëve ai duhet të kërkojë ndryshimin e vendbanimit, dhe lëshimin e kartës së re të identitetit, ndërsa është e rëndësishme që shtetasi në të njëjtën kohë të bashkëngjisë një dokument i cili vërteton ndryshimin

U miratuan ndryshimet në Ligjin për letërnjoftime si dhe në Ligjin për regjistrimin e vendbanimit të qytetarëve, njoftoi zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska-Mandiq. Në njoftimin e saj ajo u shpreh se me këto lloj vendimesh kjo qeveri edhe njëherë konfirmon qëndrimet e saj në rrugën drejt BE-së, si dhe realizon synimet e saja për të mundësuar një jetë dinjitoze për çdo qytetar të saj.

“Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore është analoge me ndryshimet e miratuara më parë në Ligjin për Gjendjen Civile, me të cilat i jepet fund agonisë administrative të një kategorie të veçantë të qytetarëve të cilët nuk u lejuan të përdorin shërbimet e sistemit”, thuhej në njoftimin e saj.

Me këto ndryshime pritet rishikim i nenit 8 në të cilin shtetasi ndryshon vendbanimin ose të dhënat në letërnjoftim, në atë rast brenda 15 ditëve ai duhet të kërkojë ndryshimin e vendbanimit, dhe lëshimin e kartës së re të identitetit, ndërsa është e rëndësishme që shtetasi në të njëjtën kohë të bashkëngjisë një dokument i cili vërteton ndryshimin. Për rinovimin e letërnjoftimit, qytetarët që kanë ndryshuar vendbanim do të duhet të sjellin një certifikatë pronësie, ndërsa për ndryshimin e të dhënave tjera, dëshmi përkatëse e parashikuar në ndryshimet e Ligjit. Në situatën aktuale, një numër i madh i qytetarëve nuk e ndryshojnë letërnjoftimin edhe pse kanë ndryshuar vendbanim. Kjo ka lënë mundësinë e shmangies së disa detyrimeve ligjore, si dhe evidenca të pasakta të letërnjoftimeve të lëshuara nga ana e MPB-së. “Ligji parashikon që shtetasi personalisht të dorëzojë në MPB kërkesën për lëshimin e letërnjoftimit, sipas zonës ku ai banon, nevojë kjo e cila u konstatua gjatë zbatimit praktik të ligjit. Me rastin e konceptimit të kësaj zgjidhjeje është marrë parasysh gjithçka, është synuar edhe në rivitalizimin e vendbanimit si kategori ligjore”, thuhet në ndryshimet e propozuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments