18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeRramush Haradinaj për politikën e Kurtit: Antishtetërore dhe antikombëtare – situata mund...

Rramush Haradinaj për politikën e Kurtit: Antishtetërore dhe antikombëtare – situata mund të përshkallëzohet jo vetëm në Kuvend por edhe jashtë tij

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke ua “ngulur” thikë pas shpine aty “ku ju dhemb më së shumti”.

Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se “thikë pas shpine” është koordinimi i fshehtë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me armiqtë e shtetit, por edhe prishja e marrëdhënieve me aleatët kryesorë.

“Zbardhja e koordinimit të fshehtë të përfaqësuesve të Albin Kurtit me armiqtë e shtetit të Kosovës, për të përmbysur kategorinë më të shenjtë – luftëtarët e lirisë, është thikë pas shpine”.

“Thikë pas shpine është edhe prishja e marrëdhënieve me aleatët e Kosovës, BE dhe SHBA, që rezultoi me përjashtimin e Kosovës nga “Defender 23”, duke e komplikuar tej mase aspiratën e Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Politikën e Kurtit, Haradinaj e ka quajtur “antishtetërore e antikombëtare”.

“Tërheqja e tij nga veriu, me një vonesë të pashpjegueshme dhe vetëm pasi që Kosova është futur nën sanksione të BE-së dhe të SHBA-së, duke i shkaktuar kështu një dëm të pariparueshëm vendit, nuk mund të konsiderohet ndryshe përveç si një politikë antishtetërore e antikombëtare”.

Ndërsa për përleshjen në Kuvendin e Kosovës që ndodhi të enjten ai tha se është alarm që situata mund “të përshkallëzohet”.

“Ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe dhuna e shpërfaqur aty, janë alarm se situata mund të përshkallëzohet, jo vetëm në Kuvendin e Kosovës por edhe jashtë tij”.

Haradinaj, ka paralajmëruar se si opozitë nuk do të qëndrojnë të heshtur e paveprime.

“Kosova nuk mund të qëndrojë e qetë, në kohën kur Qeveria e vendit, na e ngulë thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në lidhjen më të shenjtë të Kosovës, me NATO-n, Amerikën dhe me kategoritë e lirisë”.

“Do të jemi të pakompromis dhe më të vendosur se kurrë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe BE e në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë”.

Të enjten në Kuvendin e Kosovës, ka pasur përleshje fizike mes pushtetit dhe opozitës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments