15 C
Tetovo
E enjte, 4 Shtator, 2025
BallinaOpinionRrahja e nxënësve në Tetovë/ Naser Selmani: VLEN të braktis qeverinë

Rrahja e nxënësve në Tetovë/ Naser Selmani: VLEN të braktis qeverinë

Naser Selmani

PAS MANASTIRIT, VJENË TETOVA!
Meqë Vleni nuk reagoi energjikisht kur u turpërua një shqiptar në sheshin e Manastirit duke ia hequr fanelën me shqiponjën shqiptare, vjene dajaku në mes të Tetovës!
Ashtu siç raportojnë mediat tetovare, 20 tifozë të klubit fudbollistik Teteks nga Tetova për motive raciste kanë rrahur brutalisht dy nxënës shqiptar duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Tani është momenti Vlen të reagojë urgjentisht dhe të arrestojë agresorët dhe të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ashtu si organet e drejtësisë veprojnë kur dyshojnë ndonjë shqiptar për ushtrimin e dhunës fizike! Bile sulmi i sotshëm është edhe më i rëndë sepse ka dyshime se ka motive raciste dhe mund të shkaktojë përshkallëzim të dhunës.
I freskët është rasti i Sulejman Llamallarit, i cili u dënua me precedurë të shpejtë me dy vite heqie lirie për kinse dhunimin e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska!
Nëse Vlen nuk është në gjendje të mbrojë nxënësit shqiptar prej huliganëve maqedon atëherë duhet të braktisë qeverinë. Në të kundërtën qëndrimi në qeveri do të legjitimojë dhunën kundër shqiptarëve në Tetovë, gjë që nuk mbahet mend në 35 vitet e demokracisë.
Nëse funksionarët e Vlenit në qeveri dhe polici nuk janë në gjendje të ndalojnë huliganët maqedon, atëherë tetovarët duhet të mblidhen qetësisht para stacionit policor në Tetovë dhe të kërkojnë arrestimin e menjëhershëm të agresorëve, ndërsa organet e drejtësisë t’u caktojnë masën e paraburgimit, njësoj si veprohet kundër shqiptarëve, që dyshohen për përdorimin e dhunës!
Dhe në fund, shqiptarët nuk duhet të hiqen sikur nuk kuptojnë se qeveria e Mickovskit duke toleruar dhe mos ndëshkuar dhunën kundër shqiptarëve, po provokon konflikt të hapur ndëretnik!
Po provokojnë hapur që shqiptarët të kundërpërgjigjen dhe pastaj policia dhe organet e drejtësisë egër të ndëshkojnë vetëm shqiptarët. Janë skenare që i kemi pare edhe në të kaluarën, rasti i Sulejman Llamallarit e konfirmon këtë.
Kjo qeveri është e gatshme të sakrifikojë shtetin për të shpëtuar Vuçiçin në Serbi. Konflikti në Maqedoni do të sabotonte pretestat e studentëve në Serbi, të cilët po kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e Vuçiqit!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments