Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, konsideron se fitorja e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e dyfishta është goditje e rëndë për ambiciet e BE-së dhe se për këtë nuk është përgjegjës vetëm qeveria e mposhtur socialdemokrate, por edhe vendet e BE-së që i evropianizuan problemet dypalëshe dhe i shantazhuan.
“Nacionalizmi i djathtë triumfoi në Maqedoninë e Veriut. Një goditje e rëndë për ambiciet e BE-së. Për këtë nuk është përgjegjës vetëm qeveria e mposhtur socialdemokrate, por vendet e BE-së që evropianizuan problemet dypalëshe dhe i shantazhuan. Nëse ne vazhdojmë me negociatat e anëtarësimit në BE në një mënyrë kaq teknokratike, brezi i ri do të largohet nga Ballkani Perëndimor, nacionalizmi dhe euroskepticizmi do të rriten në mënyrë drastike. Rusia dhe Kina duhet të jenë të lumtura. Më në fund ne kemi nevojë për një rifillim dhe pa bllokime”, ka shkruar Roth në X.
1/2
Der Rechtsnationalismus hat in Nordmazedonien gesiegt. Ein schwerer Schlag für die EU-Ambitionen. Dafür trägt nicht allein die abgewählte sozialdemokratisch geführte Regierung die Verantwortung, sondern EU-Staaten, die bilaterale Probleme europäisiert und 🇲🇰 erpresst haben.— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) May 10, 2024