8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeRMV, Prokuroria raportoi për parregullsi, blerje të votës, propagandë partiake dhe transport...

RMV, Prokuroria raportoi për parregullsi, blerje të votës, propagandë partiake dhe transport të organizuar të votuesve

Prokuroria themelore publike raportoi për parregullsitë zgjedhore dhe procedurat për zbardhjen e tyre deri në ora 13:00, transmeton Portalb.mk. PTHP-ja raportoi për parregullsi të ndryshme, si brenda dhe jashtë hapësirave të votimit.

Prokuroria raportoi edhe për rastin e Prokurorisë themelore publike – Strumicë, ku dyshohet një person se në pompën e benzinës në fshatin Vasilevo, ka ofruar kartela për lëndët djegës vetëm për të votuar për një parti të caktuar. Prokuroria ka urdhëruar zbardhjen e rastit si sigurimi i video-kamerave.

PTHP raportoi se në Prokurorinë e Strumicës janë pranuar edhe dy raste të reja që kanë ndodhur dje. Një rast është për fshatin Dobradinci dje rreth orës 21:00, ku një person dyshohet se ka ofruar para për t’u votuar një parti e caktuar. Rasti i dytë është në fshatin Drazhevo rreth orës 21:50, ku dyshohet se një i punësuar në Qendrën për punë sociale, ka kryer propagandë e kërcënim për t’u votuar një parti e caktuar.

Në Prokurorinë themelore publike në Koçani ka filluar zbardhja e gjashtë rasteve të paraqitura deri tani, ku dyshohet për ryshfet dhe propagandë zgjedhor, si dhe transport i organizuar i votuesve deri në vendvotime.

Prokuroria raportoi edhe për rastin në shkollën “Petar Pop Arsov”, ku u regjistrua një aksident që filloi për shkak të skadimit të afatit të letërnjoftimit të një votuesi.

Prokuroria përmes Komisionit për ndjekjen eventuale të parregullsive zgjedhore dhe përmes adresës elektronike [email protected] po ndjek procesin zgjedhor në vend.

Në formë elektronike janë paraqitur pesë raste. Përfaqësuesit e një partie politike kanë raportuar katër raste të dyshuara për blerje të votës në Koçani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments