20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeRMV / Paga minimale duhet të jetë 26.000 denarë në mënyrë që...

RMV / Paga minimale duhet të jetë 26.000 denarë në mënyrë që një familje prej katër anëtarësh pa veturë të mund të mbijetojë muajin.

Tërpe Dejanovski nga Sindikata e UPOZ-it sonte në emisionin “24 Open” tha se vlera e shportës së konsumit për një familje katër anëtarëshe, e cila nuk përfshin shpenzimet e vozitjes dhe mirëmbajtjes së veturës, aktualisht arrin në 51.234 denarë.

Sipas përllogaritjeve të Sindikatës, paga minimale në muajin mars duhet të rritet për 2700 denarë.

Sipas llogaritjeve jozyrtare të Ministrisë së Financave do të rritet për 1800 denarë. Edhe nëse rritet paga minimale, dy minimume nuk arrijnë në shportën minimale të sindikatës. Paga minimale duhet të jetë 26.000 denarë në mënyrë që një familje prej katër anëtarësh pa veturë të mund ta mbijetojë muajin, thotë Dejanovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments