10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeRMV, notat do të vazhdojnë të jenë kusht për regjistrim në shkollë...

RMV, notat do të vazhdojnë të jenë kusht për regjistrim në shkollë të mesme

Institucionet kompetente nuk planifikojnë ta ndryshojnë politikën regjistruese për në shkollë të mesme. Meta.mk i pyeti përgjegjësit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nëse diçka do të ndryshojnë, pas apeleve të ekspertëve arsimor se nuk është e mjaftueshme vetëm notat të jenë kriter për regjistrim, por se duhet të merren parasysh edhe afinitetet dhe shkathtësitë e nxënësve.

Në Ligjin për arsim fillor është parashikuar orientim profesional i nxënësve, por kjo në praktikë rrallë diku funksionon.

“Gjatë regjistrimit në vitin e parë, nxënësi është i obliguar që të dorëzojë vërtetim për pikët e fituara nga aktivitetet e realizuara nga shtesat në dëftesa nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë. Nëse në shkollën publike për regjistrim paraqiten më shumë nxënës se sa numri i caktuar, zbatohen kriteret shtesë për regjistrim, si për shembull diploma të fituara nga garat e brendshme dhe ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e MASH.

Këshillë për karrierë, do të ketë në Ligjin për Arsim të Mesëm, i cili është në procedurë kuvendore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments