13.6 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaEkonomiRMV /Nga viti i ardhshëm rroga minimale shkon në 400 euro

RMV /Nga viti i ardhshëm rroga minimale shkon në 400 euro

Nga viti i ardhshëm pritet rritje e re e pagës minimale, e cila pritet të jetë mbi 23.000 denarë apo deri në 400 euro, me këtë pritet të vazhdojë rritja e të gjitha pagave, ndërsa mesatarja do të kërcejë dukshëm, shkruan revista e specializuar për ekonomi dhe biznes Biznispro.com.

Paga minimale, e cila në vitin 2012 ishte 8.050 denarë, ndërsa në vitin 2016 ishte pak më shumë se 10.000 denarë, sot është mbi 20.175 denarë, ndërsa nga viti tjetër do të jetë mbi 23.000 denarë.

Rritjet e pagës minimale u kundërshtuan nga një pjesë e sektorit të biznesit, por edhe opozita.

Paga minimale në vitin 2024 do të afrohet me pagën mesatare të vitit 2016, njoftoi në mars të këtij viti ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments