6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeRMV-Ministria e Arsimit propozon që viti i ri shkollor të fillojë me...

RMV-Ministria e Arsimit propozon që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike

Ministria e Arsimit ka propozuar që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike pasi për të njejtën tashmë janë krijuar kushte. Sipas dikasterit të Arsimit, vendimi përfundimtar se si do të fillojë viti i ri shkollor pritet të merret nesër në Qeveri. Sipas anëtarëve të Shtabit të Krizës, në vendimin për fillimin e vitit shkollor me prezencë fizike, ka ndikuar edhe numri i madh i mësuesve të vaksinuar dhe personelit të shkollës, që aktualisht është 62% e numrit të përgjithshëm të punonjësve në shkolla. Gjithashtu, për mësimin me prezencë fizike, Ministria e Arsimit  ka publikuar edhe protokollet për mbrojtjen nga Covid-19. Mes tjerash, protokollet parashohin: mbajtja e patjetërsueshme e maskës dhe dezinfektimi i duarve për nxënësit dhe stafin tjetër të shkollës, ajrosje e rregullt e ambienteve ku mbahet mësimi, të vihen në funksion të gjitha hyrjet e shkollës si dhe nxënësit që vijnë me transport të organizuar t’u bëhet matja e temperaturës para hyrjes në autobus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments