7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeRMV / Janë rivaksinuar 46% e qytetarëve të rritur

RMV / Janë rivaksinuar 46% e qytetarëve të rritur

Gjithsej 6,089 doza të vaksinave janë aplikuar gjatë ditës së djeshme. Dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 dje e kanë marrë 709 qytetarë, janë rivaksinuar 1.148 qytetarë, ndërsa 4.232 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, deri më 26 tetor të vitit 2021 janë vaksinuar gjithsej 802.705 qytetarë, janë rivaksinuar 772.424, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 20.119 qytetarë. 54% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullatës nga 18 deri në 39 vjet e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinim me një dozë të vaksinës të popullatës së rritur është 57%, ndërsa me dy doza janë përfshirë 46% e qytetarëve mbi 18 vjet.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e tërë populaltës në vendin tone është vaksinuar, ndërsa 35% e popullatës në shtet kanë marrë dy doza, shkruan TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments