8.5 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeRMV – GJEORGJI: NË TBILISI DHE SHKUP – PA VIZA

RMV – GJEORGJI: NË TBILISI DHE SHKUP – PA VIZA

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E KULTURËS


Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e viziave. Marrëveshjen në nivel Presidentësh e nënshkruan Stevo Pendarovski dhe Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili në vilën presidenciale në Vodno.  

 Marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së  Veriut dhe Gjeorgjisë, integrimi në BE dhe NATO, çështjet rajonale, si dhe pandemia e Covid-19, ishin temat e takimit midis Presidentes së Gjeorgjisë Salome Zurabishvli  dhe Presidentit Stevo Pendarovski. Shefi I Shtetit, Pendarovski,  njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjeve për heqjen e vizave, ku qytetarët e dy vendeve do të mund të udhëtojnë pa viza.

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së

“U nënshkruan dy dokumente. Njëri për heqjen e vizave me Gjerogjinë për t’ua lehtësuar udhëtimin qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të Gjeorgjisë. Dokumenti i dytë është memorandum për bashkëpunim në kulturë mes Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë”

Presidentja e Gjeorgjisë, Zurabishvili, shpreson se vendi ynë do t`I fillojë negociatat me BE-në, që sipas saj, do të  ishte një sinjal shumë I mirë edhe për Gjeorgjinë.

SALOME ZURABISHVILI – PRESIDENTE E GJEORGJISË

Gjeorgjinë dhe Maqedoninë e Veriut i bashkojnë shumë gjëra, integrimi në BE dhe NATO është rruga që keni zgjedhur edhe ju por është rrugë që kemi zgjedhur edhe ne. Për sukses në këtë rrugë kemi nevojë për partnerët tanë strategjik, posaçërisht me vendet që kanë kaluar këtë rrugëtim. Marrëveshja e sotme do të rris numrin vizitorëve në vendet tona dhe do të përmirësojë marrëdhëniet tona”,

Krahas marrëveshjes për heqjen e vizave, dy presidentët nënshkruan edhe Memorandumin për bashkëpunim në fushën e kulturës. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments