15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeRipostim ( video) / Komuna e Tetovës harxhon 10 mijë euro për...

Ripostim ( video) / Komuna e Tetovës harxhon 10 mijë euro për kafe dhe kikirika ?! May 24, 2017

Më 8 maj komuna e Tetovës ka ndarë 3252 euro për përpilimin revizionittë një projekti urbanistik. Një javë para skadimit të mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal, Teuta Arifi ia ka ndarë tenderin firmës “Nimaer Bllagoja” nga Struga. Siç shkruan në ofertën e komunës, vendosur në ueb faqen e Byrosë për Furnizime Publike, firma fituese e tenderit ka afat prej dhjetë ditësh për të përgatitur dokumentin e revizionit arkitekonik-urbanistik për ndërtimin e Stacionit të ringarkimit dhe përpunimit të mbeturinave komunale, për ndërtimin e Stacionit të pastrimit të ujërave të zeza e të tjerë. Më 5 Maj, Tetova ka lidhur kontratë me firmën “NB-Kompani” për mbulimin e disa grova nëpër Tetovë. Për këtë shërbim i ka ndarë afro 250 mijë euro. Në po të njëjtën ditë është publikuar edhe marrëveshja me kompaninë “Siguria EMM” nga Tetova për mirëmbajtjen e sinjalizimit rrugor të qytetit. Ky shërbim Tetovën e ka kushtuar afro 56 mijë euro. Më 2 maj Tetova ka lidhur tjetër marrëveshje për sanimin e disa objekteve në Tetovë, dhe për këtë shërbim do ti pagujë firmës NB-Kompani nga Tetova mbi1 milion euro. Në po këtë ditë janë publikuar edhe katër marrëveshje të tjera për furnizime me ushqim, pije dhe gjësende të tjera joushqimore,por për dy tenderë për furnizim me metalurgji komuna i ka rënë pishman dhe i ka anuluar tenderët. Për gjësende ushqimore dhe joushqimore, komuna ka harxhuar 10 mijë euro. Pesë mijë euro i ka paguar kompanisë “Dauti Komerc” për furnizim me ushqim, dhe pesë mijë të tjera kompanisë “BS-Hipo Trejd”për furnizim me gjësende të tjera joushqimore. Teuta Arifi ka kërkuar 200 kilogram kafe, 20 kilogram kakao, 10 kilogram për instant kafe, dhe 360 pako çaj të llojeve të ndryshme. Por janë porositur edhe shumë pije të gazuara dhe pagazuara që gjithësej përbënin 1980 litra. Janë blerë edhe fëstëk, bajame, lajthi e të tjerë. Më 28 prill Teuta Arifi ka kontraktuar marrëveshje për mjete higjienike që i duhen komunës, në vlerë afro 5 mijë euro. Më 24 prill është publikuar marrëveshja e lidhur me kompaninë “Rotring” nga Tetova të cilës i janë paguar mbi 25 mijë euro për materiale dhe gjësende të nevojshme për zyrat e komunës. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments