12.4 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaRikthehet vëmendja tek Deksametazoni – Shkencëtarët do të testojnë doza më të...

Rikthehet vëmendja tek Deksametazoni – Shkencëtarët do të testojnë doza më të larta tek pacientët e sëmurë rëndë

hkencëtarët britanikë do të studiojnë nëse dozat më të larta të steroidit të lirë dhe të përdorur gjerësisht deksametazon, mund të funksionojnë më mirë tek pacientët me sëmundje të ashëpr të Covid-19, krahasuar me dozat e ulëta standarde. Vitin e kaluar, të njejtët shkencëtarë, treguan se deksametazoni kishte aftësi për të shpëtuar jetët e pacientëve me Covid-19, në atë që u quajt një zbulim i jashtëzakonshëm gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ata zbuluan se një dozë ditore prej 6 mg  deksametazon, që përdoret për të reduktuar inflamacionin në sëmundje si artriti, shkurtonte normën e vdekjeve me rreth 30% tek pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19, të shtruar në spital.  “Duke parë se sa shpejt po përhapet varianti Omicron, ne duhet të presin që pacientët e shtruar në spital me Covid të ashpër të vazhdojnë” – tha Peter Horby,  profesor i Universitetit të Oksfordit, që po drejton studimin.

“Kjo e bën të rëndësishme që ne të vazhdojmë të eksplorojmë mënyra për të përmirësuar mëtej kujdesin e pacientëve me Covid-19 të ashpër”- shtoi ai. Studimi, i quajtur RECOVERY, do të krahasojë një dozë më të lartë prej 20 mg e deksametazon, e dhënë 1 herë në ditë për 5 ditë me radhë, ndjekuir nga 10mg për 5 ditë të tjera,  krahasuar me trajtimin me dozë të ulët prej 5 mg për 10 ditë.  Prova po mbështetet nga qeveria britanike dhe miliarderi Billl Gates. Javën e kaluar, shkencëtarët nisën të studiojnë ilaçin me antitrupa të GSK me Vir Biotechnology,  për trajtim të mundshëm tek pacientët e shtruar në spital.

SCAN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments