11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeRijaseti shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së ( video)

Rijaseti shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së ( video)

Pas një sërë skandalesh në opinion, rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame ka shkarkuar Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së. Vendimi u morr nga dy të tretat e myftinjve të Bashkësisë Fetare Islame ndërsa bazohet në nenin 36 të kushtetutës të këtij institucioni, në të cilin veç tjerash thuhet se kryetari i BFI-së shkarkohet kur “nuk i kryen obligimet për të cilat është zgjedhur, kur qëndrimi dhe puna e tij është në kundërshtim me normat islame dhe aktet normative të BFI, kur punon kundër dispozitave dhe vendimeve të organeve kompetente të BFI, kur keqpërdor pozitën në dëm të interesave të BFI-së”.

Ne të nënshkruarit më poshtë në bazë të Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, që e përbëjnë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, vendosëm njëzëri shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti Reisul Ulemasë, kryetar i BFI-së. Deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje të reja për ushtrues detyre, kryetar i BFI-së është caktuar myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu – u shpreh Shaqir Fetahu, myfti i Gostivarit.

Disa veprime të fundit të Rexhepit kishin shkaktuar reagime të shumta në opinion, të cilat edhe pse nuk përmenden në vendimin e rijasetit mund të jenë kyçe në vendimin për shkarkimin e tij nga posti, siç është edhe vendimi i tij personal i martesës me një grua shumë më të re se ai në moshë
Reagime në opinion nxiti dhe deklarata e tjetër e Rexhepit, në ditën e Bajramit, kur e shpalli të vdekur koronavirusin.

Nga sot sëmundjen COVID-19 e shpalli të vdekur. Zoti është me ne, dhe kur Zoti është me ne, jemi më të fuqishëm – u shpreh Sulejman Rexhepi, kryetari i shkarkuar i BFI-së.

Kjo deklaratë u kundërshtua ashpër nga drejtuesit e institucioneve shëndetësore. MInistri Venko FIlipçe kishte thënë se Virusi korona nuk ka vdekur dhe së të kihet kujdes nga prononcimet e tilla.

Sulejman Rexhepi, në krye të BFI-së erdhi në vitin 2007 ndërsa si zgjedhja e tij ashtu edhe ushtrimi i mandatit gjatë tërë kësaj periudhe është përcjell me përplasje e akuza nga më të ndryshme mes grupeve të ndryshme brenda këtij institucioni fetar islam.

Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments