Deputeti nga koalicion VLEN në intervistë për Alsat foli për interpelancën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor me çka theksoi se ka qenë e pritshme për të se ajo interpelancë do të dështojë për faktin se ata vetë paralajmëruan që nuk do të përfilllin atë interpelancë. Por, ka qenë e patjetërsueshme ta iniciojmë atë interpelancë pasi këta anëtarë kanë heshtur përballë rasteve të montuara politike edhe përkundër kompetencave që kanë.
“Për mua ka qenë e pritshme se ajo interpelancë nuk do të kalojë, sespe ata vetë paralajmëruan se nuk do të veprojnë komformë interpelancës së ditës së djeshme. Në raportin e këtij Këshillit Gjyqësor nuk kaloi në Kuvend kjo ngjallë nevojën e kësaj interpelance që ishte e domosdoshme. Ne kemi një sërë vërejtjesh, që ata nuk po e bëjnë punën e tyre si duhet. Unë përmenda disa prej arguementeve, dihen kompetencat e tyre, që të ushtrojnë kontrolle mbi vendimet e gjykatave”, tha deputeti Rijad Shaqiri.
Ai shtoi tutje se ka përmendur edhe në Kuvend rastet e montuara politike kur këta anëtarë të Këshillit Gjyqësor kanë heshtur edhe përballë komptencave të tyre.
“Unë përmenda rastin kur Agim Islami vuan padrejtësisht në burg në rastin Allfa, i ndjeri Rexhail Qerimi vdiq duke pritur drejtësi, unë nuk di nëse njëri nga këta anëtarë ka marrë të drejtën komformë komptencave të tyre të kërkojnë hetim në këto vendime”, përfundoi deputeti Shaqiri.
Shaqiri: Lirimin e djalit të Jahoskit e bëri prokurori i BDI-së
Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistë për Alsat tha se lirimin e djalit të Jahoskit e bëri prokurori që është i afërt mme BDI-në, saktësisht vëlluan e Ali Ahmetit.
“Djalin e deputetit të BDI-së Jahoski e ka liruar prokurori që është i afërt me vëllaun e Ali Ahmetit. Raste të tilla ke pafund, të cilat kanë ngelur në labirintet e gjykatave pa u zgjidhur. E ke rastin e Mijallkovit që bredh rrugëve të Monakos me vetura super luksoze, dikush ka kontirbuar që ai njeri të lëviz i lirë. Fillimisht u intervenua në Kodin Penal që të krijohet mundësi e vjetërimit të lëndëve. Dhe, askush nuk ka bërë një hetim të duhur për këto çështje”, tha deputeti Rijad Shaqiri.
Ai shtoi tutje se parregullësi të shumta ka në gjyqësi duke theksuar rast specifik edhe Gjykatën e Kumanovës.
“E ke rastin edhe të kryetares së Gjykatës së Kumanovës, e cila nuk është në gjendje psiko-fizike ta ushtorjë detyrën e kryetares, zonja në fjalë ka pësuar një aksident të jashtëzakonshëm asaj i është mundësuar tri herë nënshtrimi ndaj psiko-testit. Është djegur arkivi i Gjykatës së Kumanovës nuk dihet cilat lëndë janë djegur e çfarë kanë përmbajtur”, përfundoi deputeti Shaqiri.
Shaqiri: Do të shihen gjitha mundësitë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor
Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistë për Alsat tha se anëtarët e Këshillit Gjyqësor kryesisht janë caktuar nga shtabet partiake dhe kjo praktikë sipas tij duhet të marr fund, emërimet duhet të bëhen në bazë profesionale.
“Kemi përvoja nga e kaluara që gjithë këta persona të emëruar në Këshillin Gjyqësor kanë ardhur nga shtabe partiake. Mendoj që kësaj radhe duhet të ofrojmë diçka më mirë se në të kaluarën. Ne mundohemi që të jenë personat adekuat në bazë të meritokracisë. Ka vakum në këtë proces po shihen mundësitë e shkarkimit të tyre. Qeveria dhe ne si koalicion jemi të angazhuar që të ofrojmë shkallë më të lartë të profesionalizmit”, tha deputeti Rijad Shaqiri.
Shaqiri: Në Kumanovë është djegur arkivi ku ishin anëtarët e KGJ që nuk reaguan
Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistë për Alsat tha se në Gjykatën e Kumanovës është djegur arkivi dhe këta anëtarë kanë heshtur, fjalën e ka për anëtarët e Këshillit Gjyqësor.
“Anëtarët e Këshillit Gjyqësor kanë komptenca të shumta por ata kanë preferuar të heshtin. Flasim për dhjetra raste të shumta për të cilat nuk e kanë marr mundin të reagojnë aspak asnjëri prej anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Paramendoni digjet arkivi i Gjykatës humbi mijra lëndë nuk ka kurrfarë raporti e as llogaridhënie e as hetime”
Ai shtoti tutje se kryetarja e Gjykatës së Kumanovës nuk është në gjendje psiko-fizike që ta kryejë këtë punë por që askush nuk flet për këtë çështje.
“Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës nuk është në gjendje psiko-fizike ta ushtrojë këtë pozitë, tri herë është nënshtruar psiko testit dhe testit për integritet, askush prej anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nuk ka reaguar në këtë rast”, përfundoi deputeti Shaqiri.