5.8 C
Tetovo
E premte, 24 Janar, 2025
BallinaLajmeMaqedoniRijad Shaqiri deputeti i VLEN-it, u përgjigjet kritikave: Reagimet tona do të...

Rijad Shaqiri deputeti i VLEN-it, u përgjigjet kritikave: Reagimet tona do të jenë në përputhje me fjalorin që ata përdorin

Deputeti i koalicionit VLEN Rijad Shaqiri nëpërmjet rrjetit social Facebook iu përgjigjet kritikave të eksponentëve politik nga Fronti Europian.

Shaqiri thotë se reagimi i tij ka qenë ndaj Talat Xhaferit nga BDI, duke shtuar se reagimet do të jenë në përputhje me fjalorin që përdorin deputetët e Frontit Europian.“Të nderuar qytetarë dhe të gjithë ju përkrahës dhe votues të koalicionit VLEN,

Së fundmi po zhvillohet një debat në rrjetet sociale lidhur me reagimin tim ndaj kolegut Talat Xhaferi. Në atë debat, nga ana e kolegut në fjalë, u kërkua që ne si deputetë të koalicionit VLEN, sipas tij, duhet t’i lajmë këmbët dikujt dhe të pimë atë ujë.

Kjo është një fyerje dhe përbuzje që i bëhet pozicionit të deputetit dhe grupit parlamentar të koalicionit VLEN nga ana e personit në fjalë.

Çdokush që mendon se votuesi shqiptar duhet të lajë këmbët dhe të pijë ujin e dikujt tjetër, e ka shumë gabim. Reagimet tona do të jenë gjithmonë në përputhje me fjalorin që ata përdorin, duke i kundërshtuar përpjekjet për të përbuzur çdo mendim ndryshe nga i tyre dhe nga soji i tyre.

Ata mund t’i lajnë këmbët dhe t’ia pinë ujin njëri-tjetrit, sepse për ta dhe familjet e tyre është bërë shumë. U është krijuar një karrierë politike pa asnjë pikë kontributi; u janë sistemuar familjarët në institucionet kryesore të shtetit dhe po i pensionojnë në funksione të larta.

Uroj më të mirën për çdo familje shqiptare që është përbuzur nga këto profile politikanësh, të cilët kanë si qëndrim të vetin vetëm servilizmin”, ka shkruar deputeti i koalicionit VLEN Rijad Shaqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments