13.9 C
Tetovo
E diel, 6 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaRezultatet shokuese në zgjedhjet franceze: Kush janë fituesit dhe humbësit?

Rezultatet shokuese në zgjedhjet franceze: Kush janë fituesit dhe humbësit?

Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë do të shihte një rritje të konsiderueshme në Parlamentin francez, por votimi taktik ia prishi shanset për një shumicë absolute.

Aleanca e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor i Jean-Luc Melenchon, ka dalë e para në zgjedhjet legjislative franceze, por nuk ka arritur të marrë shumicën e ligjvënësve të nevojshëm për të kontrolluar Asamblenë Kombëtare, sipas sondazheve.

Parashikimet nga Ipsos përfaqësojnë një pengesë për Frontin Kombëtar të ekstremit të djathtë, shpresat e së cilit për një shumicë absolute, “u shpartalluan” nga Fronti i Ri Popullor.

Fronti i Ri Popullor, një koalicion i formuar me nxitim i socialistëve, komunistëve, të gjelbërve dhe partisë së majtë France Unbowed, do të marrë 182-193 vende në Parlamentin francez, nga 577 në total.

Pasohet nga koalicioni i Ansamble të presidentit Emmanuel Macron, i cili do të marrë 157-163 vende, një rënie e ndjeshme nga 245 që fitoi në zgjedhjet më të fundit të vitit 2022.

Pavarësisht kryesimit të sondazheve në raundin e parë të mbajtur më 30 qershor, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen-it do të marrë 136-144 vende, të cilat me sa duket do të shkatërrojnë shpresat për të vendosur Jordan Bardella-n si kryeministër.

Bëhet e ditur se sondazhi i sotëm ishte raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme të thirrura nga Macron më 9 qershor, pasi ai mori një “goditje” në një votim për të zgjedhur anëtarët e Parlamentit Evropian.

Ansamble, i njohur më parë si En Marche, u mblodh kryesisht rreth presidencës së Macronit, i cili po bëhet gjithnjë e më i papëlqyer teksa mandati i tij i dytë dhe i fundit arrin drejt fundit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Nga rënia e tij ka përfituar në masë të madhe Fronti Kombëtar, parti e krahut të djathtë radikal të themeluar prej kohësh, e cila kishte zero vende në Parlament deri në vitin 2007.

Ndërkohë, Fronti i Ri Popullor u mblodh në qershor për të shmangur kërcënimin nga e djathta ekstreme, megjithëse nuk ia doli të arrinte unitet të plotë; Partitë e krahut të majtë jashtë siguruan 14-16 vende, sugjeron sondazhi.

Rezultatet parashikojnë një lajm të keq për republikanët.

Partia e qendrës së djathtë e Charles de Gaulle dhe Nicolas Sarkozy dominoi për një kohë të gjatë politikën franceze, por ajo tani parashikohet të fitojë 63-68 vende.

Kush do të jetë kryeministër?

Duke pasur parasysh rezultatet, Gabriel Attal duket se do të humbasë postin e tij si kryeministër, të cilin e mban që nga janari – megjithëse nuk është e qartë se kush do ta zëvendësojë atë.

Kushtetuta franceze lejon “bashkëjetesën”, me president dhe kryeministër nga parti të ndryshme.

Për herë të fundit kjo ndodhi nga viti 1997-2002, kur socialisti Lionel Jospin qeverisi së bashku me presidentin e qendrës së djathtë, Zhak Shirak.

Por është e paprecedentë që asnjë parti të mos fitojë një shumicë pa ndonjë koalicion të dukshëm qeverisës, dhe Franca tani mund ta gjejë veten në një bllokim të panjohur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments