9.7 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeRestaurohet Xhamia e Plumbit/ Simboli i kultit në Shkodër inaugurohet pas investimit...

Restaurohet Xhamia e Plumbit/ Simboli i kultit në Shkodër inaugurohet pas investimit Shqipëri-Turqi (video)

Xhamia e Plumbit, një ndër objektet më të rralla të trashëgimisë osmane në Ballkan është restauruar plotësisht. Ky objekt kulti është inauguruar këtë të enjte me prezencën e personaliteteve vendore dhe Ambasadorit Turk në Tiranë.

Për kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, ky moment është më shumë se një investim në trashëgimi kulturore, është një ndjesi krenarie për të gjithë qytetin.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy qeverive për të ruajtur thesaret historike.E ndodhur pranë hyrjes së Kalasë së Rozafës, në një pikë të veçantë ku përplasen historia dhe natyra, kjo xhami është simbol i identitetit kulturor të Shkodrës.

E ndërtuar në vitin 1773 dhe e njohur për mbulesën e saj unike me plumb, Xhamia ka sfiduar kohën, përmbytjet dhe harresën. Pas dëmeve të përsëritura nga përmbytjet dhe koha, ajo u restaurua falë bashkëpunimit të Qeverisë Turke dhe Qeverisë Shqiptare.

 /abcnews.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments