12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReporterët pa Kufij: MBP e Maqedonisë së Veriut t’i hetojë sulmet ndaj...

Reporterët pa Kufij: MBP e Maqedonisë së Veriut t’i hetojë sulmet ndaj “Vërtetmatësit”

Organizata “Reporterët pa Kufij” sot, nëpërmjet të rrjetit social X ka shprehur mbështetje të gazetarëve dhe të punësuarve të “Vërtetmatësi-t” dhe i bëri thirrje policisë të Maqedonisë së Veriut të hapë hetim për të zbardhur rastin. Reagimi vijon pasi që në rrejtet sociale kolegët tanë të këtij shërbimi të verifikimit të fakteve u ballafaquan me sulme dhe kërcënime, raste të cilat nuk ndodhin për herë të parë.

“Fushata e maltretimit kibernetik ndaj shërbimit për verifikim të fakteve “Vërtetmatësi”, kërcënon sigurinë e gazetarëve dhe të drejtën për informacione para zgjedhjeve më 8 maj. Në bazë të ankesës së dërguar, Reporterët pa Kufij i bëjnë thirrje policisë së Maqedonisë së Veriut të kryejë hetim të plotë dhe të shpejtë”, thuhet në reagimin në platformën X.

Ditë më parë filluan sulmet e disa personave me tendencë, të cilat pretendojnë se gazetarët e “Vërtetmatësit” bëjnë censurë në Facebook, gjegjësisht e kufizojnë të drejtën e shprehjes.

“Ky është një shembull tipik i shpërndarjes së gënjeshtrave dhe dezinformatave, kundër çka edhe lufton organizata jonë. Në vitin 2023, Fondacioni Metamorfozis fitoi lëndën gjyqësore në të cilën Gjykata vendosi qartë dhe pa mëdyshje se nuk ka asgjë në veprën e  “Vërtetmatësit ” që mund të karakterizohet si censurë apo shkelje e lirisë së fjalës”, kumtoi Fondacioni Metamorfozis.

“Reporterët pa Kufij” është organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse e qeverisur nga parimet e qeverisjes demokratike, e cila mbron të drejtën e çdo personi për të pasur qasje në informacion të lirë dhe të besueshëm. Është themeluar në vitin 1985 në Montpellier, nga katër gazetarë. Organizata mbron dhe promovon lirinë e informacionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments